Home Shëndetësi Për të ndalur dhembjet, shkatërrojnë dhëmbët

Për të ndalur dhembjet, shkatërrojnë dhëmbët

Për të ndalur dhembjet, shkatërrojnë dhëmbëtDisa nga ata që përmbahen për të vajtur tek mjeku në rastin kur ata kanë dhimbje të dhëmbëve lënë të çuditur edhe dentistët kur ata marrin iniciativat të ndryshme për lehtësimin e dhimbjeve, duke përdorur produktet si vajin e grasos, ujin e baterisë, vaj hidraulik, kollë pllakash, tretës gëlqereje.

Shef i Departamentit të Endodontics në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin “Necmettin Erbakan”, Asistent. Doç. Dr. Arslan Terlemez në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se çdo njeri është njohur patjetër me dentistin përderisa në moshën e fëmijërisë ka pasur 20 dhe në moshën e rritur ka 32 dhëmbë të përhershëm.

Terlemez thekson se ai ka dokumentuar ato që kanë shpjeguar pacientët në lidhje me metodat primitive që kanë ndërmarrë në rastet kur kanë pasur dhimbje të dhëmbëve.

Ishte duke humbur dhëmbët e tij me tretës gëlqereje
Terlemez i cili ka theksuar se edhe ai vetë është habitur me metodat e aplikuara nga ata që kanë frikë për të vajtur tek dentisti, ka pohuar se: “Njerëzit aplikojnë metodat veçanërisht që lidhen me profesionin e tyre. Një pacient me profesion Elekroaut tha se ka lëshuar në dhëmbin e tij ujë bateria për arsyen se nuk i duronte dot dhimbjet. Për fat të mirë ka shpëtuar nga vdekja. Në industri ka shumë ide interesante. Ka nga ata që i hedhin pika vaji hidraulik, vaj grasoje dhe një sërë përpjekjesh të rrezikshme.

Një person tjetër për të zbardhur dhëmbët ka fshirë dhëmbët duke vendosur mbi pambuk tretës gëlqereje dhe këtë ia kishte sugjeruar një shoku të tij i cili duke e tepruar me tretësin e gëlqeres për pak sa nuk i shkatërroi të gjithë dhëmbët. Ndërsa një usta ndërtimi kishte vendosur në dhëmbin e tij të prishur kollë pllakash duke u munduar për ta izoluar atë, transmeton Koha.net. Gjithashtu ka nga ata që kanë përdorur vaj karafili, ku ndoshta kjo mund të pakësojë disi dhimbjen e dhëmbit, por mund të shkaktojë dëme shumë të rënda në mishin e dhëmbëve dhe indet e gojës. Këto praktika të gabuara mund të shkaktojnë rreziqe shumë të mëdha”.

Rëndësia e vajtjes për kontroll
Dr. Arslan Terlemez, duke theksuar se duhet të fitohet zakoni për të vajtur në kontrollin e dhëmbëve jo vetëm kur dëmtohen ato, por edhe në rastet kur ata janë të shëndetshëm dhe në këtë mënyrë mënjanohet heqja e nervit të dhëmbit. “Nëse nuk shkoni rregullisht tek dentisti zgjidhja më e mirë është që të paktën duhet të shkoni menjëherë kur dhëmbi juaj jep sinjalet e para të dhimbjes. Faktikisht asnjë ndërhyrje nga jashtë nuk jep një zgjidhje të përhershme pa nxjerrë nervin brenda dhëmbit që dhemb”.

Terlemez i cili tërheq vëmendjen se ata që ndërmarrin metoda të trajtimit me mjetet e tyre mund të rrezikojnë rëndë shëndetin, ai shton më tej se fitimi i zakonit për të vajtur rregullisht tek dentisti për kontrollin e gojës dhe të dhëmbëve ka një rëndësi shumë të veçantë. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...