Home Këshilla të ndryshme Përbërësit organikë të mjedrave ndihmojnë në zvogëlimin e peshës

Përbërësit organikë të mjedrave ndihmojnë në zvogëlimin e peshës

Një studim, i cili ishte kryer nga Departamenti i Biokimisë Mjekësore në universitetin Ehime të Japonisë, shkencëtarët që kishin marrë pjesë kishin zbuluar se ketonët (përbërës organikë) të mjedrave posedojnë potencial për të ndikuar në reduktimin e dhjamit në trupin e njeriut.

Në eksperiment së pari ishin përfshirë minjtë, të cilët ishim ushqyer me një dietë dhjetë javësh për të shtuar në peshë. Minjtë e trajtuar ishin ushqyer me një sasi të lartë të ketonëve të mjedrave.

Në fund të studimeve, grupi i trajtuar i minjve nuk kishte shtuar fare në peshë në krahasim me grupin tjetër të minjve që nuk kishin përdorur këtë përbërës organikë të mjedrave.

Shkencëtarët nga universiteti japonez i Ehime zbulimet e tyre i kishin botuar në revistën “Life Sciences”, me titull “Anti-Obese Action of Raspberry Ketone”. Që nga koha kur ishte botuar ky studim, interesimi ishte shtuar për menaxhimin e kapaciteteve të ketonëve të mjedrave, përfshirë këtu programin e popullarizuar “Fox Network”, Në programin “Dr. Oz Show”, ky përbërës organik i mjedrave ishte quajtur “mrekullia numër një në heqjen e dhjamit të tepërt”. Mjedrat janë të pasura me shumë përbërës bioaktiv që janë shumë të dobishëm për shëndetin dhe për një kohë të gjatë janë konsideruar si “superushqim”, një term ky shkencor me të cilin përshkruhen ushqimet me përbërës fitokimik dhe pa kurrfarë ndikimi negativ. Mjedrat janë të pasura me shumë lloje të vitaminave, minerale dhe anstioksidues, që njëherësh mjedrat i radhisin në majë për sa ju përket frutave me fuqi antioksiduese. Ketonët e mjedrave janë përbërës organikë që janë zbuluar në mjedrat e kuqe, të cilat janë përgjegjëse për aromën të cilën ia dhurojnë mjedrave. Por, te mjedrat ka diçka më shumë sesa vetë aroma e tyre. Sipas shkencëtarëve, këto elemente organike rregullojnë proteinat në trup të cilat shërbejnë për punën e rregullt të shumë proceseve, përfshirë rregullimin e sheqerit në gjak.

Ketonët e mjedrave ndikojnë në disa mënyra në heqjen e kilogramëve të tepërt

Ketonët e mjedrave zvogëlojnë absorbimin e yndyrës.

Ketonët e mjedrave punojnë në ripërtëritjen e qelizave dhjamore për t’i pakësuar ato duke nxitur një humbje natyrale të peshës në trupin tuaj.

Doza e rekomanduar e ketonëve të mjedrave është 100 mg – 200 mg brenda ditës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...