Home Këshilla të ndryshme Përdorimi i celularëve para gjumit mund t’ju verbojë

Përdorimi i celularëve para gjumit mund t’ju verbojë

2Doktorët kishin mbetur të habitur kur dy gra, të moshës 22 dhe 44 vjet, kishin raportuar se herë pas here nuk shihnin asgjë deri në 15 minuta.

Pas shumë skanimeve dhe testimeve mjekësore, doktorët kishin filluar të hulumtojnë edhe historinë e pacientëve, dhe në fund kishin zbuluar diçka tronditëse: doktorët e kishin ndërlidhur verbërimin e përkohshëm me përdorim të celularit para gjumit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët tregojnë se njerëzit, para gjumit, e kontrollojnë celularin gjatë kohës që janë të shtrirë në njërin krah, e kjo bën që njëri sy të përqendrohet në ekran përderisa tjetri bllokohet krejtësisht ose pjesërisht nga jastëku.

Kësisoj, njëri sy i përshtatet dritës nga celulari, përderisa tjetri i përshtatet errësirës. Kur e ndalni celularin, truri bëhet konfuz dhe nuk e din përse njëri sy është i mësuar me dritë dhe tjetri me errësirë.

Pra, kjo në mënyrë direkte mund të shkaktojë verbërimin e përkohshëm dhe eventualisht shkakton dëme permanente të syrit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...