Home Këshilla të ndryshme Përdorimi i letrave të lagura ka disa rreziqe

Përdorimi i letrave të lagura ka disa rreziqe

3Letrat e lagura janë një domosdoshmëri për prindërit, sidomos kur janë në lëvizje me fëmijë të vegjël.

Këto letra janë aq të zakonshme dhe përdoren gjerësisht sa shumica e prindërve as nuk do të vinin në dyshim sigurinë e tyre. Duket se mund të përdoren për gjithçka, por ekspertët kanë ndaluar rreptësisht vetëm një përdorim, të fshish fytyrën e foshnjës me to.

Kimikatet e rrezikshme në letrat e lagura:

Hulumtimet kanë treguar se letrat e lagura janë larg të qenit të rrezikshme kur është fjala për lëkurën e fëmijëve, por një studim zbuloi se vetëm një përbërës mund të vendosë shëndetin e vogëlushëve tuaj në rrezik, shkruan noa, përcjellë Klan Kosova. Dr. Mary Wu Chang, profesor i dermatologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Connecticut – Shkollës së Mjekësisë, provoi se Methylisothiazolinone (substanca kimikate) mund të shkaktojë alergji tek foshnjat dhe fëmijët.

Ajo që duhet të bëni është të kontrolloni nëse letrat e lagura përmbajnë përbërës të dëmshëm si ai që përmendëm më lart.

E për fat të keq, ky nuk është shqetësimi i vetëm pasi shumë letra të lagura përmbajnë flagranca të ndryshme, derivate të kimikateve sintetike. Ajo që mjekët rekomandojnë është të shmangni sa më shumë përdorimin e këtyre letrave e mundësisht t’i zëvendësoni me peceta të thata.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...