Home Këshilla të ndryshme Përdorimi i tepruar i telefonit shkakton tumor

Përdorimi i tepruar i telefonit shkakton tumor

6Në atë që është cilësuar si një vendim historik, një gjykatë italiane arriti në përfundimin se përdorimi i tepruar i telefonit celular për shkaqe pune i kishte shkaktuar tumor në tru punonjësit të një kompanie të madhe.

Gjykata në qytetin verior të Ivreas vendosi se, paditësi duhet të dëmshpërblehet me një pension nga shteti. E megjithatë, vendimi që u dha më 11 prill, por u bë publik vetëm të enjten, mund të bëhet subjekt apelimi.

Roberto Romeo, 57 vjeç, pretendon se pozicioni i tij i punës e kishte detyruar të përdorte telefonin celular nga 3 deri në 4 orë çdo ditë për 15 vite. Përfaqësuesit ligjorë të Romeos thanë se, për herë të parë në botë, një gjykatë kishte pranuar lidhjen mes përdorimit të pafrè të telefonit celular dhe tumorit në tru.

Paditësi pohon se nuk ishte qëllimi i tij të demonizonte telefonët celularë, por se njerëzit duhet të tregoheshin më të kujdesshëm në mënyrën e përdorimit të tyre.

Pjesa më e madhe e studimeve shkencore kanë arritur në përfundimin se, telefonët celularë nuk përbëjnë ndonjë rrezik serioz për shëndetin, në nivelin që i përdorin shumica e njerëzve. E megjithatë, studime të tjera kanë zbuluar se përdorimi i tepërt mund të shoqërohet me rreziqe.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...