Ekspertët britanikë nga kolegji ‘Optometrists’ paralajmërojnë se është e domosdoshme përdorimi i syzeve mbrojtëse para përdorimit të solariumit.
Sipas fjalëve të tyre, mbrojtjen e syve është e pamundur ta arrijmë pa përdorimin e këtyre syzeve.
Dëmtimet që vijnë si pasojë e rrezeve ultravjollce në solarium mund të sjellin deri te dëmtimi i përgjithshëm i syve që njëkohësisht rezulton edhe me dëmtimin apo humbjen e kualitetit të të parit.
Po ashtu, janë bërë shumë studime dhe hulumtime të ndryshme nga ekspertë dhe shkencëtarë të ndryshëm që kanë vërtetuar se përdorimi i solariumit është i lidhur edhe me një rrezik mjaft të madh të sëmurjes nga kanceri i lëkurës.