Home Këshilla të ndryshme Përfitimet shëndetsore të rozmarines

Përfitimet shëndetsore të rozmarines

Përfitimet shëndetsore të rozmarinesPër kujtesë të mirë – Rozmarina ka histori të gjatë si bimë shëruese, e cila përmirëson kujtesën, prandaj edhe në popull quhet bimë e kujtesës, transmeton Koha.net.

Disa studime pohojnë se si ndikimet e krijuara me veprimin e radikaleve të mira të molekulave të oksigjenit në organizëm kanë ndikim për sëmundjen e Alzheimerit. Nëse është vërtetë kështu, rozmarina është ndihmë ideale tek gjendjet e tilla.

Për shtëpi të pastër pa toksina – Mund t’i largoni bakteret nga shtëpia juaj në mënyrë ekologjikisht të shëndoshtë – pa kimikate nëse përdorni sprejin dezinfektues me bazë rozmarine. Veçoritë antibakteriale të kësaj bime nënkuptojnë eliminimin e baktereve të cilat janë të shpeshta në shtëpi dhe të cilat lehtë mund të çojnë deri te problemet serioze, për shembull E. Coli ose Staphylococcus aureus.

Si të bëhet spreji dezinfektues? Zieni kërcellin e rozmarinës gjysmë ore, ftoheni dhe kullojeni. Këtë “çaj” vendoseni në shishe spreji dhe ruani në frigorifer.

Largoni aknet – Hulumtimi i kryer në revistën “Planta Medica” ka treguar efikasitetin e rozmarinës kundër bakterit që shkakton aknet – Propionibacterium acnes.

Për shikim të përkryer – Kjo bimë e shëndetshme mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve degjenerative të syve që prekin strukturat e caktuara të syrit, si retinitis pigmentosa.

Kundër kancerit – Fërgimi dhe zierja e mishit në temperatura të larta për pasojë ka krijimin e kompozimeve kimike të cilat mund të rrisin rrezikun nga karcinomat. Kompozimet kryesore që shkaktojnë kancerin dhe të cilat krijohen me zierjen e mishit janë aminet heterociklike. Hulumtuesit e Universitetit në Kansas në kohën e fundit kanë studiuar ndikimin e shtimit të ekstraktit të rozmarinës në mishin e bluar. Përveç alkoolit, ky ekstrakt përmban përzierjen e acidit të rozmarinës, karnosolit dhe acidit karnosolik.

Hulumtuesit kanë vërtetuar se si shtimi i ekstraktit të përmendur në mish redukton nivelin e amineve heterociklike për 30 deri 100 për qind, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se si për shkak të shtimit të dy për qind të ekstraktit të rozmarinës në pulën në skarë, sasia e përgjithshme e amineve heterociklike është reduktuar shtatë herë.

Fryrja e barkut – “Mjeku televiziv” i popullarizuar, Mehmet Oz, thekson çajin nga rozmarina nëse ju mundon fryrja e barkut. Mund ta ëmbëltoni por shmangni sheqerin e bardhë dhe ëmbëltuesit artificial. Dritën e gjelbër dr.Oz ia jep agavës.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...