Home Këshilla të ndryshme Përgatiteni vetë ilaçin kundër dhimbjeve në fyt

Përgatiteni vetë ilaçin kundër dhimbjeve në fyt

Përgatiteni vetë ilaçin kundër dhimbjeve në fytEdhe pse jashtë bën ftohtë, dielli mund të na mashtrojë duke menduar se bën më ngrohtë. Shumica prej nesh dalim për shëtitje në xhaketë të hollë, në punë apo deri në shitore dhe kur ta kuptojmë se kemi gabuar me ftohjen na kap ftohja.

Sinuset, kolla, e më pas dhe temperatura. Gjithçka fillon nga sinuset apo fyti, kështu që këto dy probleme në fillin duhet të sanohen. Për të mos blerë ilaçe të ndryshme, pika për hundë dhe fyt, ju paraqesim një recetë vendore nga kuzhina, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT: – 1 lugë lëng limoni; – gjysmë gotë me ujë; – 1 gotë sheqer; – 1 lugë mjaltë; – gjysmë lugë e vogël xhenxhefil të bluar; – 1/4 e lugës karafil.

PËRGATITJA: Në një enë përzini sheqerin, ujin, lëngun e limonit dhe mjaltin. Limoni është burim i hatashëm për vitamina C, derisa mjalti ka efekte antibakteriale dhe njihet për faktin se ndalon kollën. Më pas shtoni xhenxhefilin dhe karafilin. Karafili është i pasur me antioksidues dhe zvogëlon krijimin e sekretit që grumbullohet si pasojë e infeksionit. Xhenxhefili ka shumë veti pozitive, si parandalon mundimet dhe dhimbjet në muskuj dhe e forcon imunitetin. Enën e hidhni në pllakë dhe duke e përzier prisni që ajo të vlojë. Ulni zjarrin dhe e vloni edhe për 15 dhe 20 minuta. Përzieni kohë pas kohe. Përgatitni tepsinë dhe e mbuloni me letër të pjekjes. Kur masa të jetë ftohur pak, me ndihmën e lugës e hidhni në tepsi dhe masës i jepni formë. Masa duhet të jetë e trashë dhe të ngjasojë me shurupin me ngjyrë të errët. Prisni gjysmë orë që masa pas pjekjes të jetë ftohur dhe mund t’u hidhni sheqer, mund t’i konsumoni sipas nevojës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...