Home Këshilla Seksuale Përjetoni orgazëm në të njëjtën kohë

Përjetoni orgazëm në të njëjtën kohë

p-euml-rjetoni-orgaz-euml-m-n-euml-t-euml-nj-euml-jt-euml-n-koh-euml_hdRrallëherë ndodh që partnerët të përjetojnë orgazëm në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur, ndërsa ekzistojnë disa këshilla se si mund ta arrini atë.

Të gjitha elementet ndihmëse për arritjen e kulmit janë të lejuara- muzika e këndshme, lulet me aromë të mirë, por edhe gishtat tuaj, puthjet, pëshpëritjet…

Relaksohuni
Gjatë aktit seksual nuk duhet të jeni të ngarkuar me idenë se doemos duhet të arrini orgazmën së bashku. Lëreni që kjo të ndodhë spontanisht, kuptohet me një mundim të vogël. Para së gjithash është e domosdoshme që partnerët të njihen mirë- edhe shpirtërisht edhe fizikisht. Duhet ta dini se çfarë dëshiron tjetri, cilat i ka zona erogjene, cilat janë pozitat e preferuara… Po ashtu, partnerët nuk duhet të turpërohen nga njëri-tjetri, sepse për ta arritur kulmin së bashku, duhet që të tregojnë hapur se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo.

Shtyjeni orgazmën
Për dallim nga meshkujt, femrave zakonisht u duhet pak më shumë kohë për të arritur orgazmën. Prandaj është e domosdoshme që partneri t’i presë. Rekomandohet që meshkujt të qëndrojnë në një pozitë, e cila është sa më pak e përshtatshme për ta, ndërsa femrat duhet të jenë në pozitën në të cilën më shpejtë e arrijnë kulmin. Është e domosdoshme të kontrolloni nivelin e kënaqësisë edhe tuajin edhe të partnerit, ashtu që varësisht nga momenti ta përshpejtoni ose ngadalësoni atë.

Jini kreativ
Nganjëherë është e duhur të jeni kreativ, prandaj gjithmonë janë të lejuara të gjitha gjërat që ndihmojnë në arritjen e kulmit…Pasi të arrini një herë orgazmën së bashku, secila herë tjetër do të jetë më e lehtë. Por mos insistoni në arritjen e kënaqësisë kulmore së bashku secilën herë që çoni dashuri. Lejoni që orgazma e përbashkët të jetë spontane dhe jo e planifikuar, ashtu që të mos e humbni ngacmimin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...