Nje nder faktorët kryesorë janë: diabeti, demenca vaskulare, mungesa e vitaminave B dhe stresi
Skleroza Multiple është sëmundje me etiologji ende të panjohur. Hulumtimet intensive, sidomos vitet e fundit, sollën pak më shumë dritë si dhe optimizëm mbi etiologjinë e kësaj sëmundjeje.
Skleroza multiple është sëmundje e rëndë e njeriut, në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe.
Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë, ndjenja e të qenit të pirë (shtangur), dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. Në raste të shpeshta këto ankesa kalojnë.