Home Teknologji Internet Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless

Përmirësoni mbulimin e rrjetës tuaj pa tela – wireless


Rrjetat pa tela - WirelessSecili që ka punuar me rrjetë pa tela (wireless) e di shumë mirë se, muhabetet për 100 metra e më shumë të radiusit të mbulimit, nuk janë gjithmonë të sakta. Nganjëherë mjafton edhe një mur i trashë, që të prish tërë sinjalin.

Ju ofrojmë disa këshilla, se si të mbuloni më mirë banesën apo shtëpinë, me sinjal të rrjetës pa tela.

Shumë shtëpi sot kanë më shumë se një kompjuterë, andaj nevoja për rrjetëzim është çdo ditë e më e madhe, ndërsa mënyra më praktike është rrjetëzimin nëpërmes rrjetës pa tela. Fatkeqësisht, radio-valët me anë të të cilave udhëtojnë të dhënat, dinë të jenë tinëzare, andaj sinjali ndoshta nuk do të jetë i mjaftueshëm sa duhet në të gjitha pjesët e banesës apo shtëpisë.

1. Nëse keni banesë apo shtëpi me dy etazhe, routerin pa tela apo access pointin vendoseni në katin e sipërm. Nëse keni vetëm një kat, atëherë provoni që pajisjen ta vendosni në ndonjë pikë më të lartë, për shembull mbi vitrinë.

2. Kini vëmendjen te pengesat, që mund të jenë në mes të routerit dhe kompjuterit. Konstruksionet metalike, akuariumet, muret e trasha dhe pasqyrat, ndikojnë dukshëm në kualitetin e sinjalit.

3. Provoni të vendosni komponentët e rrjetës pa tela, sa më larg që mundeni nga pajisjet që mund të nxisin pengesa/interferenca, siç janë telefonat pa tel, poçet halogene apo furrat me mikrovalë.

4. Ndërroni kanalin të cilin punon rrjeta juaj. Pothuajse në të gjitha pajisjet është kanali 6, kryesisht shumica e shfrytëzuesve nuk e ndërron atë, andaj ekziston mundësia që dy pajisjet e afërta t’i pengojnë njëra-tjetrës. Ky problemi më së shpeshti theksohet në ndërtesa publike, ku mund të gjenden numër më i madh i rrjetave pa tela.

5. Nëse asgjë tjetër nuk ndihmon, e pengesat në mes të routerit dhe kompjuterit janë gjëra të patejkalueshme, mund të kërkoni antena diç më të forta. Duhet të kontrolloni nëse routeri juaj ka, apo nuk ka mundësi, të largimit të antenës ekzistuese. Pos kësaj, blerja e antenës së re kushton. Një alternativë tjetër, e cila nuk do t’u kushtojë shumë, është një antenë që ju do të punoni në formë parabole nga kartoni dhe folies nga alumini. /Telegrafi

Se si të bëni një antenë të tillë, shikoni këtë VIDEO.

httpv://www.youtube.com/watch?v=sUTT8wdN_VA

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...