Home Këshilla të ndryshme Përparësitë e punës ekipore në martesë

Përparësitë e punës ekipore në martesë

Përparësitë e punës ekipore në martesëSipas psikologes Rubenstein kurrë nuk është tepër vonë për të provuar për të rritur ambiciet dhe për t’u marrë vesh për përcaktimin e përgjegjësive në martesë.

Rubenstein thotë se ky është një proces i ngadaltë dhe gradual. Më së shumti ka rëndësi që të evitohen ndjenjat e zemërimit dhe padrejtësisë, e si bazë të merren mendja e shëndoshë dhe gjakftohtësia. Më së miri është që me partnerin bashkëshortor të bisedohet haptazi, duke i treguar përparësitë e punës ekipore.

Tregoni atij se me marrjen e përgjegjësive dhe me ofrimin e ndihmës, do t’i ndihmojë vetes së tij dhe do të sigurojë një martesë më të qëndrueshme dhe më kualitative, një jetë më të pasur seksuale dhe një raport më të afërt me fëmijët, thotë psikologja amerikane Kerin Rubenstein.

Sa më shumë që të ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë, meshkujt do të kenë një jetë më të mirë dhe më të pasur seksuale, thonë studimet e reja. Më së miri është që gratë të fillojnë me kërkesa të vogla drejtuar burrave, psh me blerjen e qumështit në dyqan dhe me ofrimin e ndihmës fëmijëve për bërjen e detyrave të shtëpisë. Me rëndësi është që të thoni me saktësi edhe çka doni nga burri.

Anketa ka treguar se 56% e burrave duhet shpesh t’i lusin gratë për të bërë seks, kurse këtë gjë janë të detyruara ta bëjnë vetëm 21% e grave. Psikologia Rubenstein thotë se gratë nuk lindin të mësuara për punët e shtëpisë, por i mësojnë ato, gjë që mund ta bëjnë edhe burrat, thotë psikologja Rubenstein.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...