Home Këshilla të ndryshme Përse birra jua frynë barkun?

Përse birra jua frynë barkun?

6Kjo i ndodh thuajse çdo njërit. Një ditë zgjoheni nga gjumi dhe e shihni veten se kemi formuar një bark të madh dhe ndjeheni sikurse nuk keni çfarë të bëni.

Por, kanali “Head Squeeze” në YouTube tregon se nuk është vetëm birra që ndikon në fryrjen e barkut, por shumë faktorë mund të ndikojnë në këtë dukuri, transmeton Telegrafi.

Një birrë ka afro 150 kalori. Sidoqoftë, fryrja e barkut ndodh për shkak se mëlçia punon më shumë se zakonisht për t’i djegur kaloritë e alkoolit dhe nuk ka kohë të heqë pjesën tjetër të ushqimit që jeni duke e ngrënë.

Veç kësaj, birra shpeshherë është ndërlidhur edhe me një stil të jetës që i rritë mundësitë për të ‘abuzuar’ me ushqim. Kur arrini moshën 35 vjeçe, metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe e keni shumë më të lehtë të shtoni peshë në bel.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...