Home Këshilla të ndryshme Përse djemtë dhe vajzat e mira përfundojnë të Fundit në Dashuri

Përse djemtë dhe vajzat e mira përfundojnë të Fundit në Dashuri

500-of-summer-beautiful-couple-cute-love-photo-Favim.com-84711_largeMesazhet publike për të marrë përsiper përgjegjësitë personale në mënyrë që të bëhemi njerëz me vlera, mesazhet për të mësuar se si të sillemi drejtë me të tjerët, apo mesazhe të tilla që çojnë drejt vlerësimit të vetvetën duket se e tërheqin publikun. Sidoqoftë, disa të tjerë kanë nevojë për më shumë informacion.

Jane disa njerëz të caktuar që unë i therras Djemtë apo Vajzat e Mbara. Këta tipa bëjnë gjithçka për të tjerët. Ata bëjnë gjithçka që ata mendojne se “duhet” të bëjnë për të dashurit e tyre. Sidoqofte, prapë se prapë, partneret e tyre i braktisin, i neglizhojnë, i keqtrajtojnë, dhe në përgjithësi nuk i kundërpergjigjen ndjenjave të tyre.
Djemtë dhe vajzat e mbarë janë krejtësisht të hutuar nga këto rrezultate. Ata nuk arrijnë të kuptojne se si, edhe pse bëjnë gjithçka siç duhet, të pakten teorikisht, gjithmonë marrëdhëniet i shkojnë për keq. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se përse sjellja e tyre e mirë nuk çon në dashuri dhe rrespekt. Fundi fundit, në të gjithëve na është “thënë” se kështu duhej të funksiononte. Dhuroni lule apo përgatitini darken dhe ata do ju duan përgjithmonë … Jo tamam!
Epo, më duhet t’ju tregoj një sekret të vogël. Une isha një djalë i mbarë. Bile, mendoj se isha DJALI më i mbarë. Isha ai tipi hutuar, që bëja gjithçka që më thuhej nga shoqëria dhe komeditë romantike, por sidoqoftë nuk më hecte fare. I jepja të dashurave të mia gjithçka dhe nuk merrja kurrë mirënjohje për këtë. Bëra të dashurin dhe burrin “e mbarë” … por gjithçka prap u copëtua. E mësova mbi kurriz se sjelljet e mira nuk funksionojnë.
Por njëkohësisht gjeta dhe përgjigjet!
Përse Djemtë dhe Vajzat e Mbara Përfundojnë të Fundit!
Hapi i parë për të kuptuar qartë këtë kërkon të vesh menjanë çfarëdo mërzie apo bezdie. Nëse po lexoni këtë artikull, ju me siguri keni kaluar diçka të përafërt. Mund t’ju kenë trajtuar keq. Mund t’ju kenë lënë pas dore për dike që dukej shumë më inferior se ju. Përse “zemra jote” duhej të shkonte pas një tipi aq të dyshueshem dhe plot belara? Përse “shpirti jot”duhej të të linte për një të papunë dhe injorante?
Epo, këtu është dhe përgjigjia. Partneri juaj (apo lloji nje pergjithesi) nuk është budalla. Bota nuk është kthyer përmbys. Thjeshtë, një serë principesh infuencuese janë vënë në punë. Këto principe shndërrojnë “njerëzit inferior” në të vlefshëm dhe ndërkohë ulin vlerat tuaja. Le t’i shohim pak më në detaj për të kuptuar se përse njerëzit e mbarë përfundojnë të fundit…
1 – Njerezit e Mirë NUK Shtyjnë Partnerët në Dedikim
Kur ne bëjmë gjëra të mira për të tjerët, ne investojmë për t’a dhe për lidhjen tonë. Këto investime në kohë, përpjekje, dhe para tentojnë të ndertojnë diçka me kalimin e kohës. Këto investime gjithashtu na bëjnë të ndjejmë se partneri ynë është i vlefshëm, që e duam, dhe se jemi të dedikuar pas kësaj lidhje. Ky quhet principi i “shpenzimeve të realizuara”. Trajtimi i mirë i partnerëve dhe plotësimi i dëshirave të tyre, na bën të vlerësojmë dhe dashurojmë ata.
Sidoqoftë, e anasjellta nuk është e vertetë. Përfituesi i të mirave jo gjithmonë ndjen dashuri për dhuruesin. Në fakt, ata mund të ndjehën të manipuluar, të djegur, apo thjeshtë mosmirenjohës. Dashuria nuk mund të blihet apo zotërohet. Në këto kushte, kushdo që bën një të mirë do të bjerë në dashuri. Por, kushdo që perfiton të miren më shumë mundësi nuk do të bjerë në dashuri. Personi që perfiton investimin mund të mos ndjeje asgjë. E kuptoni situaten?
Njerëzit e mirë janë me humbjen në xhep në këtë situatë. Ata bëjnë gjithçka “që është për t’u bërë”. Ata janë partnerët që presin, partnerët që bëjnë veprime të mbara, që blejnë dhurata, që paguajnë gjithmonë në kafe apo restorante, etj. Si rrezultat, ata kanë plot dashuri (shpenzime të kryera) për të dashuren apo partnerin e tyre. Por, gjysma tjetër e juaja nuk ka investuar. Ata nuk kanë dhënë asgjë. Kështu ata nuk janë absolutisht të dashuruar apo të dedikuar.
Përballoni këtë me djalin apo vajzën e keqe … Ata janë gjithmonë në pozicione kërkimi apo pretendimi. Ata kërkojnë përkujdesje, pritje, përkedhelje. Ata detyrojnë partnerët të INVESTOJNË. Kështu, partnerët e tyre kanë shpenzime të kryera pa fund. Si rrjedhojë, partnerët e tyre bien në dashuri me t’a dhe ndjehen të dedikuar pas tyre.
Morali historis – mos u bëni “të mbarë” në piken sa të bëni gjithçka. Detyroni partnerin tuaj të investoje tek ju dhe tek lidhja juaj. Mbani vath në vesh, kur ata BËJNË DIÇKA PËR JU, atëherë kanë rënë në dashuri. Nëse ata refuzojnë të investojnë në një lidhje, në çfarëdo rrethane, është e mundur që të mos i kunderpërgjigjen kurrë ndjenjës tuaj.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...