Përse duhet t’i ndërroni tamponët në çdo tri orë !

55Për shkak të motit të ngrohtë dhe lagështisë së vagjinës në tamponë shumë shpejt dhe lehtë shumëzohen mikroorganizmat, andaj edhe rreziku është më i madh i shfaqjes së sindromës së shokut toksik.

Bakteri i mirë në vend të gabuar
Nëse tamponët nuk ndërrohen çdo 3 orë dhe nëse përdoren tek gjakderdhjet e lehta, atëherë mund të shkaktojnë ndezje, sepse transformohen në mjet për shumimin e baktereve të ndryshme. Në rastet tek gjakderdhjet e lehta, në mungesë të gjakut, ato thajnë mitrën e cila bëhet e përshtatshme për zhvillim të mikroorganizmave të ndryshëm.

Deri te sindromi vjen nëse tamponi qëndron në mitër me gjatë se sa është e preferuar. Në princip, deri te kjo mund të vjen vetëm nëse tamponi i njëjtë nuk ndërrohet në periudhën prej 24 orësh. Si shkak i kësaj është bakteri toksik, stafilokoku i artë, i cili përndryshe është banor i organizmit tonë. Simptomat në fillim janë temperatura dhe ethet, për shkak i toksinve të përmendura. Gjendja mund të përkeqësohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.

Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual por nëse gjatë një cikli, tamponi nuk është përdorur në mënyrë të drejtë, mund të shkaktojë infeksion dhe mund të çojë deri te ndryshimi i sasisë dhe intensitetit të gjakderdhjes, por gjatë ciklit të ardhshëm.

Duke iu falënderuar tamponëve, femrat lirisht mund të notojnë, mund të merren me sport, mund të veshin pantallona të ngushtë, poashtu edhe bikini.

Asnjëherë nuk duhet të flini me tamponë.