Home Këshilla Seksuale Përse janë joshës meshkujt e zënë?

Përse janë joshës meshkujt e zënë?

Përse janë joshës meshkujt e zënëPothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!

Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës
Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështrë të arrihet, më shumë na krijon mall”, thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Whu We Love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.
Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminëne cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.

Ekziston kërkesa për të
Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.

Flirt i sigurt
Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.

Ç’është më i mirë se flirti? Zemra na rrah më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.

Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lirë, definoni se çka ju është e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, hareshmëria, aventurat.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...