Home Uncategorized Përse janë meshkujt kaq të fiksuar pas gjoksit femëror

Përse janë meshkujt kaq të fiksuar pas gjoksit femëror

Përse janë meshkujt kaq të fiksuar pas gjoksit femërorKa qenë dhe mbetet e vështirë për shkencëtarët që të shpjegojnë saktësisht kuriozitetin e meshkujve për gjoksin e femrave. Një teori e re pretendon ta ketë gjetur këtë sekret.

Larry J. Young, profesor psikiatër në Universitetin Emory, i cili studion bazën neurologjike të sjelljeve shoqërore mendon se njerëzit e shfrytëzojnë qarkun e neuroneve, që fillimisht u zhvillua për të forcuar lidhjen mes nënës dhe fëmijës gjatë ushqimit me gji, për të forcuar lidhjen mes meshkujve dhe femrave.

E vërteta është se meshkujt i pëlqejnë fëmijët, por e dashurojnë gjoksin. Gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën, gjoksi i saj stimulohet duke ndryshuar formë. Ky proces neurokimik ka si qëllim të rrisë përqendrimin dhe vëmendjen e nënës tek fëmija i saj.

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se tek njerëzit, ky stimulim i ndryshimit të gjoksit nuk ndodh vetëm në çastin e ushqimit të fëmijëve. Kur një partner prek apo ngacmon gjinjtë e femrës, ky veprim shkakton çlirimin e një hormoni polipeptid, i cili sekretohet nga gjëndra e hipofizës dhe që shkakton kontraktime në mitër ose nxjerrje qumështi. Në këtë rast vëmendja e femrës përqendrohet jo më tek fëmija, por tek partneri duke forcuar dëshirën e saj seksuale për këtë person.

Arsyeja se përse meshkujt janë kaq të tërhequr nga gjoksi shpjegohet me faktin se ky veprim shkakton tek femrat një ndjenjë afërsie për partnerin, duke e bërë atë më të dëshirueshëm.

Burimi: Telegrafi.com

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si t’i hiqni pikat e zeza me produktet që keni në frigorifer?

Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato. Nga kurat me limon e sheqer, tek ato...