Home Këshilla të ndryshme Përse janë të veçant njerëzit me grupin e gjakut 0?

Përse janë të veçant njerëzit me grupin e gjakut 0?

Përse janë të veçant njerëzit me grupin e gjakut 0?Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë një rol të rëndësishëm në çdo shoqëri, prej kohëve të lashta e deri sot.Është grupi i parë i gjakut i paraardhësve tanë që ishin grabitqarë e më agresiv.

Besohet që ky gjak është unik nga fakti se paraardhësit tanë ishin gjuetarë të cilët kishin për të vëzhguar dhe vlerësuar mjedisin në mënyrë që të jenë në gjendje të mbijetojnë .

Trashëgimia e tyre gjenetike u ofron atyre mundësinë të jenë të fuqishëm, produktivë të kenë një jetë të gjatë dhe të jenë optimist.

Japonezët e asociojnë këtë lloj gjaku me një lloj të caktuar të personalitetit.

Njerëzit me llojin e gjakut 0 përshkruhen si si të përkushtuar, të organizuar, të fokusuar, të përgjegjshëm dhe praktik.

Besohet që janë në gjendje të mendojnë shumë mirë situatat dhe gjithashtu kanë aftësi të mira për tu orientuar.

Megjithatë zakonet jo të mira, stresi dieta e varfër dhe mungesa e ushtrimeve i bën ata më të ndjeshëm ndaj efekteve negative në metabolizëm, duke përfshirë këtu rezistencën e insulinës, aktivitetin e ulët të gjëndrave tiroide dhe obezitetin.

Nëse janë nën stres njerëzit me këtë lloj gjakut mund të zemërohen lehtë, të jenë hiperaktiv e impulsiv.

Stresi mund të shkaktohet nga zemërimi i tepërt dhe hiperaktivteti.

Ndërsa sëmundjet me të cilat mund të preken më së lehti njerëzit me grupin e gjakut 0 janë ulçera dhe mos funksionimi i gjëndrave tiroide.
Ata gjithashtu kanë më shumë acid në stomak se grupet tjera të gjakut dhe kjo shpesh mund të qoj në iritim të stomakut.

Nëse keni këtë grup të gjakut këto janë gjërat që duhet ti bëni.

Konsumoni të gjitha shujtat i ulur në tavolinë dhe i relaksuar, përtypeni ushqimin ngadalë.

Dy gjëra që duhet ti evitoni janë kafeina dhe alkooli.

Kafeina në veçanti mund të jetë e rrezikshme pasi rrit adrenalinën dhe noradrenalinën që veç janë të larta tek njerëzit me këtë tip gjaku.

Në mënyrë që të relaksoni gjithë trupin tuaj, ushtrimet duket të jenë aktive.

Njerëzit me gjakun 0 duhet të jenë aktiv fizikisht më shumë se secili grup tjetër i gjakut, në mënyrë që të mbajnë stabil shëndetin fizik dhe emocional.

Rekomandohen ushtrime 3 deri 4 herë në javë. Për rezultatet më të mira ushtrimet aerobike duhet të bëhen për 30 deri në 40 minuta së paku katër herë në javë.

Për të shmangur reagimet impulsive, vendosni qëllimet, edhe nëse ato janë vjetore, mujore apo javore, planifikoni gjithçka në kohë.

Nëse jeni shumë të lodhur, në gjendje jo të mirë emocionale apo të mërzitur jeni të prirur për një sjellje jo të mirë përfshirë këtu impulsivitetin, kërkimin për të bërë gjëra emocionuese dhe gjëra me rrezik.

Kur jeni nën stres, shmangni vendimet e mëdha dhe shpenzimet e parave.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...