Përse tradhëtojnë meshkujt?

burratPsikologjikisht meshkujt e kanë më të thjeshtë të justifikojnë veten e tyre para konceptit të tradhtisë. Meshkujt nuk ofrojnë seks, zakonisht ata kërkojnë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që është femra që ofron marrëdhënien seksuale apo pranon ofertën.

Në rastet kur meshkujt gjejnë femra që ofrojnë marrëdhënien seksuale, për ta refuzimi është vërtet i vështirë.
Tradhëtia plotëson egon maskiliste, ka raste kur meshkujt nuk janë ndier tërheqës ndaj seksit të kundërt e për rrjedhojë nuk kanë marrë vëmendjen e duhur para se të krijonin marrëdhënien e tyre. Në rastin më të parë, kur një femër tjetër tregon interes për këtë profil mashkulli, ajo ka përmbushur egon e tij maskiliste të të qenit në qendër të vëmendjes, i dëshiruar nga seksi i kundërt.

Periudha kur çifti krijon një stil individual jetese, ku secili i kushton rëndësi vetes dhe ka harruar t’i kushtojë rëndësi dhe kohë partnerit, është një periudhë stimuluese për një tradhti të mundshme.

Meshkujt shpesh në këto momente gjejnë femra që përshtaten me dëshirat, qëndrimet, sjelljet e tij. Shkurt, është tradhti me një femër që të kushton më shumë kohë sesa shoqja e jetës.

Meshkujt e shohin tradhtinë si një shpëtim ndaj situatave të lodhshme, gjatë të cilave partnerja e tyre i kritikon, i nënvleftëson dhe trazon gjendjen e tyre emocionale.

Tradhtia në këto raste shpesh shërben si “ishull shpëtimi” dhe rit vetëvlerësimin e dëmtuar gjatë kësaj periudhe.  Shterimi i dashurisë Ka raste kur meshkuj të caktuar nuk ndiejnë më për partneret e tyre, por nuk kërkojnë divorc për hir të fëmijëve apo interesave financiare. Në të tilla raste, tradhtia shihet si një mundësi për të gjetur dashurinë e vërtetë te një njeri tjetër.

Studimet tregojnë se meshkujt e justifikojnë tradhtinë me kërkimin e eksperiencave të reja seksuale. Tradhtia shfaqet nëse meshkujt nuk përjetojnë një jetë aktive seksuale me partneren e tyre. Në këtë situatë, meshkujt janë në kërkim të një partnereje të re, e cila ofron pasion dhe fantazi seksuale.
Tradhtia në raport me hakmarrjen Tradhtia është e mundshme dhe në ato raste kur mashkulli zbulon se partnerja e tij e ka tradhtuar më parë.

Kjo lioj tradhtie kategorizohet si hakmarrje, nëpërmjet së cilës ai rikthen në balancë egon e tij maskiliste të dëmtuar.
Tradhtia e shoqëruar me mendimin “unë nuk po lëndoj njerl” Ky është një mendim automatik i një kategorie meshkujsh që tradhtojnë dhe mendojnë se akti do të mbahet i fshehur prej vitesh dhe, për sa kohë nuk merret vesh, nuk po lëndojnë partneren dhe familjen e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata sillen në mënyrë të njëtrajtshme me partneren e tyre.  Tradhtia në raport me kërkimin e së bukurës Shumica e meshkujve janë shumë të vëmendshëm ndaj aspektit fizik të partneres së tyre. Në rastet kur femra nuk kujdeset më për veten, humb bukurinë dhe format e rregullta trupore, meshkujt tundohen nga femra të tjera, të cilat janë të pashme, i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe kujdesen për forma të rregullta trupore. Ky është moment delikat, i cili nxit tradhtinë në çift.

shumica e femrave e falin tradhtinë. Ky fakt shërben si argument nga meshkujt për t’u rifutur përsëri në akt tradhtie, të bindur se femra që kanë në krah, fal, sepse nuk mund të jetojë dot pa të.

Meshkujt shpesh ndikohen nga presioni i grupit social. Nëse grupi social me të cilin mashkulli shoqërohet, e sheh tradhtinë si normë grupi, atëherë mundësia për t’u përfshirë në tradhti është shumë e madhe.