Gjeni i peshës ideale” lidhet me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit II.
Revista “Nature Genetics” ka publikuar sesi IRS1, gjeni i cili bën që personat të kenë peshë ideale, po ashtu lidhet edhe me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit II.
Sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit II zakonisht mendohet se janë pasojë e mbipeshës, shtojnë shkencëtarët britanikë nga “Medical Research Council”.
Por, sipas rezultateve të studimit më të ri, gjeni IRS1 çon deri te zvogëlimi i indit dhjamor nënlëkuror, por nuk ka ndikim te indi më i rrezikshëm dhjamor që gjendet rreth organeve, sikur që janë zemra dhe mëlçia.
Rezultatet e mbledhura nga rreth 76.000 pjesëmarrës në studim, sugjerojnë sesi lidhshmëria e këtij gjeni me paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit II, është më e shprehur te meshkujt, sesa te femrat.
Kërkuesit shkencorë shtojnë sesi të dhënat e reja mund të shpjegojnë pse rreth 20% të rasteve me diabet të tipit II paraqiten edhe te personat me peshë ideale trupore.