Home Këshilla të ndryshme Personat që vuajnë nga tensioni i lartë, duhet të përdorin këtë çaj.

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë, duhet të përdorin këtë çaj.

Çaji i vetëm që mund të ulë dhe të mbajë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut është Hibiscus. Shkencëtarët kanë zbuluar se lulet Hibiscus, të cilat përdoren gjerësish në mjekësinë tradicionale mund të përdoren për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë.

Tension i lartë i gjakut (hipertensioni) është njohur si vrasësi i heshtur për dy arsye: shumica e njerëzve nuk e dinë se vuajnë nga kjo sëmundje dhe presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë jo vetëm dëmtimin e arterieve të zemrës, por edhe dështimin e veshkave dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Një në tre të rritur janë me tension, por jo të gjithë mjekohen pasi vetëm 47% e këtyre njerëzve kanë hipertension e tyre nën kontroll.

American Heart Association thotë se tensioni i gjakut ndryshon çdo 5 vite për shkak të ndryshimit të ritimit dhe rrahjeve të zemrës në një minutë dhe konsumi i çajit për një kohë të gjatë mund të përmirësojë tensionin duke ndihmuar në relaksimin e enëve të gjakut. Përbërësit aktivë të gjendur tek bimët e ndryshme relaksojnë dhe zgjeron enët e gjakut, duke krijuar më shumë hapësirë për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Kjo do të thotë qarkullim më të mirë të gjakut dhe tension më i ulët i gjakut, transmeton “Living.al”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lulet Hibiscus, të cilat përdoren gjerësish në mjekësinë tradicionale mund të përdoren për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë. Hulumtimi mbështet në përfitimet, veçanërisht për shëndetin e zemrës që vijnë nga lulet e kuqe të hibiscus.

Prania e enzimave diuretike, ndihmon trupin të eleminojë ujin e tepërt, ndërsa anthocianinat e tyre bllokojnë enzimin ACE , përbërja që shkakton që enët e gjakut të ngushtohen. Këtë lloj çaji mund ta gjeni kudo, në çdo famraci, supermarket etj.

KËSHILLA TË NGJASHME


TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...