Home Këshilla të ndryshme Personave me diabet u ndihmon fitnesi

Personave me diabet u ndihmon fitnesi

Personat të cilët vuajnë nga diabeti, sipas ekipit të hulumtuesve nga Brazili, duhet të jenë aktiv rreth 150 minuta gjatë javës me fitnes apo programe të tjera, sipas nevojave të tyre.

Udhëheqësi i hulumtimeve, Daniel Umpjer, dhe kolegët e tij kanë ardhur në përfundim duke analizuar rezultatet studimeve 47 në më shumë se 8.000 pacientë, me qëllim që të zbulojnë mënyrën më të mirë që personat e prekur nga sëmundja e diabetit të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Është vërtetuar se personat që ushtrojnë në mënyrë të programuar, në mënyrë më të kontrolluar, ulin nivelin e sheqerit në gjak në krahasim me ata që janë këshilluar vetëm të merren me ushtrime fizike.

Duke komentuar këtë zbulim, dr. Marko Pahor, nga universiteti amerikan i Floridës, thekson se ndoshta ka ardhur koha që shteti të mendojë për krijimin e programeve të rekreacionit për personat e prekur nga diabeti. Mjeku Marko Pahor thekson se duhet pasur një program të veçantë edhe për ata persona që hasin në komplikime si pasojë e diabetit, si: sëmundjet e zemrës dhe të veshkave, dëmtimi i nervave, verbërimi dhe problemet me qarkullim, që mund të shkaktojnë plagë dhe të sjellin deri tek amputimi i gjymtyrëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...