Home Këshilla të ndryshme Përtërini lëkurën e këmbëve

Përtërini lëkurën e këmbëve

lekura e kembevePas rrobave të rënda të dimrit dhe mungesës së lagështisë, këmbët pa dyshim kanë nevojë për një përtëritje të shpejtë.

Ja disa këshilla të dobishme:

Përgatituni për ekspozim!
Mungesa e lagështisë e bën lëkurën e këmbëve të thatë dhe të ashpër.
– Zvogëlimi i qarkullimit e bën lëkurën të thatë, sidomos në ekstremitetet e poshtme – thotë dermatologu Michael Prager, i cili preferon përdorimin e pilingëve me vitaminë E. Lëkurën duhet lyer me losion të lagësht për trup.

Koha për një depilim të detajuar
Përpos metodave klasike – zhiletit, dyllit dhe depilimit egjiptian – provoni edhe depiluesit e rinj. Në fakt, gjenerata e re e depiluesve mundëson përdorimin e tyre në ujë. Ata janë idealë, meqë uji i nxehtë relakson lëkurën, hapë poret dhe liron endorfinat. Depilimi është më i këndshëm, e lëkura më e butë.

Thuaji “jo” celulitit!
Disa studime tregojnë se 90% e femrave kanë celulit. Në mënyrë që ta largoni paksa, pini deri dy litra ujë në ditë, hiqni nga menyja karbohidratet e përpunuara dhe hani sa më shumë pemë dhe perime. Për ata që përtojnë, preferojmë një banjë të njelmët. Në ujin e nxehtë qitni dy gota kripë dhe qëndroni në ujë për 20 minuta, tri herë në javë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...