Home Këshilla të ndryshme Përzierja natyrale për pastrimin e veshkave

Përzierja natyrale për pastrimin e veshkave

6Të gjithë i njohim funksionet e veshkës dhe se sa të rëndësishme janë ato për trupin e njeriut. Pastrimi i veshkave ndihmon në largimin e të gjitha toksinave të dëmshme për trupin.

Një nga produktet natyrale për të pastruar veshkat është majdanozi. Jo vetëm që kjo mënyrë është e thjeshtë për t’u përdorur dhe për t’u përgatitur, por është e pasur edhe në ushqyes, si antioksidues i fuqishëm, forcon imunitetin, ushqyes lekure, parandalon sëmundjet e zemrës e kancerit.

Për të përgatitur lëngun natyral, fillimisht lajeni  majdanozin, prijeni hollë dhe bashkojeni me një litër ujë. Lëreni të ziejë për 10 minuta, hiqeni nga zjarri dhe prisni deri sa  të ftohet. Kullojeni me kujdes, hidheni në një shishe qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Pini një gotë çaj në ditë.Kalciumi i gjendur tek  majdanozi është shumë dobiprurës në trajtimin e osteoporozës. Majdanozi mund të largojë lëngjet e tepërta nga trupi. Kjo është arsyeja se pse rekomandohet shumë për njerëzit që janë në dietë ose ata që vuajnë nga hipertensioni dhe keqfunksionimi i veshkave. Majdanozi ndihmon në luftën kundër anoreksisë, pafuqisë, anemisë, lodhjes fizike dhe mendore për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Mund të përdoret gjithashtu për përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...