Home Këshilla për Prindër Pesë aktivitetet e baballarëve me fëmijët

Pesë aktivitetet e baballarëve me fëmijët

Shumica e nënave ndihen të vetmuara kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijës. Babai është i ngarkuar vetëm për të sjellë para në shtëpi.

Edhe pse fëmijët kanë nevojë për mbështetjen e baballarëve duke filluar që nga përkujdesja tek zhvillimi, nga arsimimi tek jeta shoqërore. Baballarët mund të ndajnë me fëmijët e tyre disa aktivitete themelore si leximi i librit, tregimi i përrallave, ndihma në mësime, lojëra e të tjera.

Në shoqërinë tonë në ndryshim, edhe rolet e nënës dhe të babait janë në ndryshim e sipër. Nënat dhe baballarët tashmë e kuptojnë më mirë ndikimin e sjelljeve të tyre tek personaliteti i fëmijëve.

Parë nga ky aspekt, shumë nëna dhe baballarë të cilët kanë dëshirë të marrin më tepër njohuri, të cilët ndihen të mangët në edukimin e marrë nga familja marrin pjesë në seminaret e edukimit dhe lexojnë libra në lidhje me zhvillimin e personalitetit.

Nëse nëna dhe babai kanë të njëjtin shqetësim, edukimi i fëmijës është më i lehtë dhe ka më pak probleme. Por në disa familje baballarët akoma mjaftohen vetëm me përmbushjen e nevojave materiale të familjes. Megjithëse nëna dhe babai me cilësitë e ndryshme të tyre zhvillojnë anë dhe veçori të ndryshme tek fëmija.

Fëmija ashtu siç ka nevojë për modelin e nënës ashtu ka nevojë dhe për modelin e babait. Edhe nëse babai ka përgjegjësi të mëdha në punë, nëse është shumë i zënë për shkak të punës përsëri duhet të organizojë një pjesë të kohës për ta kaluar së bashku me fëmijët, kjo ndihmon në zhvillimin e shëndoshë të personalitetit të tyre. Ja disa nga veprimet të cilat nuk do t’i marrin shumë kohë babait dhe do të mundësojnë një zhvillim të shëndoshë të fëmijës:

1. Përkujdesuni bashkë për fëmijën: sipas studimeve të bëra, fëmija ndjen prezencën e babait që në barkun e nënës. Sa më afër që t’i qëndrojë babai fëmijës në ditët e para pas lindjes, aq më e ngrohtë do jetë dhe lidhja mes tyre. Për këtë arsye nëse nëna ka pasur lindje me operacion, fëmijën për herë të parë mund ta marrë babai.

Nëse fëmija gjatë natës ka probleme me gazrat, atëherë mund ta mbajnë me radhë me nënën dhe kështu të kalojë çaste të lumtura vetëm për vetëm me të. Nëse gjatë banjës, ngrënies, veshjes e të tjera fëmijës i tregohet dashuri e ngrohtësi dhe për ta qetësuar i bëhet një masazh, kjo mund të krijojë një dialog të mirë mes tyre. Ky veprim siguron një qetësi psikologjike jo vetëm për fëmijën por edhe për babain.

2. Luani me fëmijët tuaj: Luajtja me fëmijën tuaj qoftë djalë apo vajzë është shumë e rëndësishme për një dialog të shëndoshë. Loja ndihmon të bëhesh shok me fëmijën, të hysh në botën e tij dhe të njohësh karakterin e tij. Përveç kësaj, me anë të lojës nëna dhe babai largohen nga streset e përditshme, mund të kontrollojnë veprimet e tyre nëpërmjet veprimeve që fëmija pasqyron gjatë lojës.

Fëmija mund të mësojë ca rregulla, parime gjatë lojës apo tregimit të një përralle. Në këtë mënyrë ai mund të marrë një edukim me ndikim afatgjatë. Shoqëria e filluar që në moshë të vogël mund të vazhdojë me sportin apo lojërat në tavolinë kur ai të rritet. Kjo lehtëson edhe më tepër komunikimin e nënës dhe babait me fëmijën në moshën e adoleshencës.

3. Lexojini libër pas moshës një vjeçare: pas moshës një vjeçare caktimi i orareve të posaçme për leximin e ndonjë libri është shumë i rëndësishëm për një komunikim dhe zhvillim të shëndoshë të fëmijës. Realizimi i një pjese prej këtyre orëve me babain dhe zgjedhja e librave bashkë me fëmijën në trajtën e një loje sjell rezultate të dukshme.

4. Tregojini përralla dhe tregime: tregimi i përrallave, dhënia e një shembulli është një nga rrugët më të suksesshme të edukimit. Kjo gjë përforcon lidhjen në mes babait dhe fëmijës. Përveç kësaj shpjegimi i një çështjeje brenda përrallës apo tregimit që në moshë të vogël ndikon më shumë se shpjegimi i drejtpërdrejtë.

P.sh., janë të njohura historitë e pinokut gënjeshtar apo kokëfortësia dhe dinakëria e dhelprës, nëse fëmijës i shpjegohet me anë të përrallës se nuk duhet të gënjejë dhe të tregohet i sinqertë, atëherë kjo gjë lë mbresa tek ai për të mos u harruar asnjëherë. Shumë nëna dhe baballarë janë të kënaqur nga kjo metodë.

5. Ndihmojini në mësime: shoqëria që keni krijuar me fëmijën nuk duhet të jetë pengesë për disiplinën. Nëna dhe babai që pasqyrojnë sjellje demokratike mund ta praktikojnë disiplinën duke treguar dashuri dhe vendosmëri. Nëse babai është në një mendje me nënën dhe nëse mësuesja ka një dialog të mirë me nënën, në takimet me prindër fëmija do të marrë gjithnjë vlerësimin maksimal.

Edhe nëse babai është shumë i zënë, mjafton të merret një ose dy orë në muaj me fëmijën, t’ia kontrollojë detyrat dhe në këtë mënyrë mund të kuptojë kapacitetin e perceptimit të fëmijës dhe mbarëvajtjen e tij në mësime. Nëse kjo përkujdesje dhe interesim shfaqet duke e mbështetur dhe vlerësuar fëmijën kjo gjë mundëson lumturinë, forcimin e besimit në vetvete si rrjedhojë dhe zhvillimin e shëndoshë të tij.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...