Pesë arsye të çmendura për t’u ndarë

cift-grindje_copyNdarja kurrë nuk është e lehtë, por arsyetimet false vetëm sa e bëjnë atë edhe me të pakëndshme.

Sinqeriteti është receta më e mirë për ndarje, por në të njëjten kohë edhe më e vështira. Frika nga ballafaqimi, direkt ky që i shtyn meshkujt që të kërkojnë arsyetime dhe t’i fshehin arsyet e verteta të ndarjes. Ja disa nga arsyetimet më të marra:

“Thjesht, nuk kam kohë për lidhje” 

Sikur t’i pelqenit me të vertete, ai do të mund të gjente kohë për lidhje dhe për aktivitete të përbashkëta. Me këtë arsyetim, ai vetëm mundohet që të ndahet pa ju lënduar.

“Ti nuk ke faj, fajin e kam unë” 

Me një arsyetim të tillë, meshkujt duan që të krijojnë një ndjenjë të rreme të sigurisë. Ata nuk duan që t’i ofendojnë të dashurat, por duan edhe që të dalin nga lidhja pa dramaticitet të madh.

“Nuk mund të t’a ofroj atë që të nevojitet” 

Me këtë arsyetim mashkulli gjoja sakrifikohet, vetëm që ju t’a keni më mirë në jetë. Por, sikur t’ju donte me të vertetë, ai do të mundohej që t’ua ofronte atë që doni, e jo të ikte si qyqar.

“Nuk jam i gatshem për lidhje” 

Fraza “nuk jam i gatshem për lidhje”, në fakt domethënë se nuk është i gatshem për lidhje me ju. Për te, lidhja juaj ka qënë vetëm argëtim rasti.

“Më fal, nuk mund të flas tani” 

Në fillim të lidhjes keni kaluar për mrekulli, derisa një ditë, ai ka pushuar së lajmeruari në thirrjet tuaja. Arsyetimet bëhen gjithnje e më të shpeshta, e thirrjet e tij gjithnjë e me të rralla.

Burimi: infoalbania.org