Home Shëndetësi Pesë arsyet se pse nuk duhet t’i hani produktet e mishit

Pesë arsyet se pse nuk duhet t’i hani produktet e mishit

Nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm, mirëpo nuk mund të heqni dorë nga pijet alkoolike apo çokollata, atëherë tani keni një zgjidhje tjetër: Heqni dorë nga mishi.

Heqja dorë nga konsumimi i mishit jo vetëm që do t’i sjellë dobi ndryshimeve klimatike, por edhe do të jetë një nga gjërat më të menqura që keni bërë për të ruajtur shëndetin tuaj, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Disa nga efektet pozitive që do t’i vëreni nëse heqni dorë nga mishi janë:

Do të humbni peshë  – Mesatarja e kilogramëve të humbur nëse nuk konsumoni mish për një vit është 10 kilogram. Kjo mesatare është si rezultat i 15 studimeve të bëra nga hulutuesit e George Ëashington University School of Medicine. Një dietë, që nuk përfshinë mish do të iu ndihmojë që të humbni peshë. Ushqyerja me perime sipas një studimi tjetër e ulë indeksin e masës së trupit tuaj.

Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës – Nëse bëheni vegjetarian përpos dobive të tjera që mund t’i keni, ju do të zvogëloni rrezikun për sëmundje të zemrës, duke ulur sasinë e kolesterolit dhe shypjen e gjakut.

Zvogëloni rrezikun për kancer – Krahas rrezeve radioaktive dhe duhanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon edhe mishin përkatësisht proshutës dhe sallamin  e përpunuar si karciogjenik.

Zvogëloni numrin e baktereve të sistemit tretës – Një studim i bërë nga Universiteti Shtetëror në New York ka zbuluar se vegjetarianët kanë disa mekanizma mbrojtës më të sofistikuar kundër bakteret, që sulmojnë sistemin tretës.

Keni ndjesi më të mirë – Bilioneri Richard Branson thotë se heqja dorë nga konsumimi i mishit e ka bërë atë të ndihet më i shëndetshëm dhe më aktiv.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kanceri i gjirit: 25 pyetjet që shqetësojnë femrat dhe përgjigjet e ekspertëve

Kanceri gjirit është gjithnjë e më i zakonshëm në botën perëndimore. Si kanceri më i zakonshëm ndërmjet grave ai normalisht është edhe i frikshëm, dhe zbulimi i gjëndrave të gjoksit mund të jetë një eksperiencë traumatik-e. Për fat të mirë, shumica e gjëndrave të gjirit nuk janë kanceroze. Megjithatë, për ato pak që janë, shumë kërkime kanë arritur në...