Home Këshilla Seksuale Pesë probleme që seksi mund t’i kurojë më së miri

Pesë probleme që seksi mund t’i kurojë më së miri

44Marrëdhëniet seksuale ndikojnë në masë shumë të madhe tek mirëqenia jonë.

Seksi është i shëndetshëm. Për shumë arsye por studimet e fundit tregojnë se, ka disa shqetësime shëndetësore tek të cilat seksi ndikon shumë. Për mirë, sigurisht! Lexoni më poshtë:

Dhimbja e kokës: Një studim i publikuar në revistën Cephalalgia, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.

Dhimbjet e periodave: Kryerja e marrëdhënieve mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca natyrale që trupi i prodhon për të lehtësuar dhimbjet.

Ftohjet: Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar ë shërimin e gripit dhe të ftohtët, shkruan Anabel. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.

Pagjumësia: Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.

Depresioni: ‘Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina’, thotë James Coan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Virginia-s. Është e qartë se seksi i rregullt baraspeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimeve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ju duket sikur ju zihen këmbët dhe ju kruhen? Ky është rreziku që ju kanoset!

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë dhe e pakontrollueshme për të lëvizur këmbët. Njerëzit me RLS përjetojnë këtë nevojë së bashku me ndjesitë e çuditshme dhe të pakëndshme në këmbët e tyre, të cilat shpesh i përshkruajnë si ngjethje, zvarritje, këputje, kruajtje, ndjesi shpimi, djegie, dhimbje ose si shkarkime elektrike. RLS...