Home Këshilla të ndryshme Pesë shenja të qarta se nuk ushqeheni mirë

Pesë shenja të qarta se nuk ushqeheni mirë

Është vërtetuar se simptomat si lodhja, depresioni vijnë si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm. Për ta zbuluar se ku po gaboni, ju sjellim pesë nga problemet më të shpeshta që ndërlidhen me shprehitë e këqija në ushqim dhe cilat ushqime duhet të konsumoni për të larguar dhimbjet që ju mungojnë.

Disponim jo i mirë,depresion

Shkasi: nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të acideve omega 3 apo vitamina B, sidomos ato të acideve folike, vitamina B6 dhe vitamina B12, shpesh nuk do të jeni në disponim të mirë, madje dhe në depresion.

Zgjidhja: Dy-tri herë në javë konsumoni mish peshku për ta arritur masën e nevojshme me acidet omega 3 dhe vitamina B12,dy lloje të perimeve të gjelbra shkaku i acidit folik dhe disa ushqime të pasura me vitamina B6 si banane, drithëra.

Uria konstante

Shkasi: Ndoshta tejkaloni kafjallin apo shujtat e tjera apo nuk konsumoni mjaft ushqime të pasura me fibra bimore. Apo ndoshta konsumoni kalori të zbrazëta – ushqime me përqindje të lartë të sheqerit dhe yndyrave, të cilat shpejt ju ngopin, por edhe shpejt më pas ju kaplon uria.

Zgjidhja: Përhapni shujtat në gjithë ditën, duke filluar nga kafjalli. Kombinoni ushqimin e pasur me pak proteina me fibra me karbohidrate cilësore. Duhet të përcaktoheni për ushqime me shumë proteina dhe me shumë ujë, si pemë dhe gjellë me perime.

Uria e befasishme

Shkasi: Këto probleme ndërlidhen me dietat e tepruara dhe shumë strikte, tejkalimi i shujtave dhe marrja më tepër me ushqime të grimcuara dhe të ëmbla.

Zgjidhja: Kujdes që ushqimi të jetë i baraspeshuar. Dëshirën për ëmbëlsira zëvendësojeni me pemë apo perime. Për të mos zhdukur ëmbëlsirat në përgjithësi, atëherë më së miri do të ishte që të konsumoni ëmbëlsira një apo dy herë brenda një jave, jo më shpesh.

Ankthet

Shkasi: Nëse shmangni shujtat, nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të kalorive apo nëse prisni që kafeja t’ju shërbejë si një pije që ju fal energji, mund t’ju ndodh që të jeni të tensionuar dhe nën ankthe. Kështu që përkufizoni pijen tuaj të zezë, në 200 mililitra në ditë.

Zgjidhja: Nevojitet që brenda një dite të konsumoni rreth 1.800-2.000 kalori, por që ky të jetë ushqim me cilësi të lartë, të arrini energjinë e mjaftuar dhe ta përshpejtoni metabolizmin. Po ashtu nevojitet që të ushtroni rreth 30 minuta në ditë, përkufizojeni çajin dhe kafenë.

Lodhja, mungesa e energjisë

Shkasi: Fajtori do të mund të ishte ushqimi i varfër me karbohidrate apo edhe dëshira për të humbur në peshë. Nëse nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të karbohidrateve, do të ndieni lodhje mendore dhe fizike. Lodhja shpesh vjen si pasojë e mungesës së ujit dhe hekurit.

Zgjidhja: Konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate për ta ruajtur vitalitetin mendor dhe atë fizik. Do të ishte mirë të konsumoni ushqime si fasule, bizele si dhe brenda ditës të konsumoni së paku tetë gota me ujë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...