Pesë substancat ushqyese për të cilat keni nevojë

Në mënyrë që të kënaqni nevojat tuaja me substanca ushqyese nuk keni pse të blini ushqime ekzotike.

Të gjithë ne kemi nevojë që rezervat t’i mbushim me ushqime, të cilat janë të pasura me elemente të nevojshme. Ju shpalosim pesë nga elementet ushqyese tek të cilat keni nevojë!

Vitamina B12

Simptomat e mungesës së vitaminave B12 janë pak a shumë të ngjashëm me simptomat e plakjes. Në fakt, si pasojë e kësaj mungese vjen deri tek humbja e kujtesës, probleme të theksuara në drejtpeshim, ecje jo e sigurt, tensionim, e madje edhe depresion. Mund të pësoni ënjtje në gjymtyrë, apo të keni një ndjenjë sikurse keni një aritmi në duar, këmbë dhe shputa, më pas ndeni lodhje dhe humbje të oreksit. Nëse keni mungesë të kësaj vitamine, atëherë nuk keni pse të çuditeni pse po ndodh kjo, ngase B12 luan rol vendimtar në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, por edhe në ruajtjen e sistemit nervor. Mishi i pulës dhe i gjedhit, vezët dhe prodhimet e qumështit janë burime të mira të kësaj vitamine.

 

Fibrat

Fibrat nuk janë të mira vetëm për ndjenjën e ngopjes. Rregullojnë shtypjen e gjakut, ulin nivelin e shtuar të kolesterolit në gjak si dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e enëve të gjakut diabetin. Hulumtimet po ashtu kanë theksuar se njerëzit që konsumojnë fibra jetojnë më gjatë. Konsumoni më shpesh flluska, grurë e në vend të ëmbëlsirave konsumoni pemë dhe perime.

Kalciumi

Kalciumi është mjaft i rëndësishëm në forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve, por edhe në shëndetin e enëve të gjakut, formimit të droçkave. Studimet e ndërlidhin me parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe kancerin në zorrë të trashë. Më së lehti e fitoni duke konsumuar një gotë qumësht në ditë apo të kënaqeni edhe në prodhimet tjera të qumështit, si djathi apo jogurti. Ushqimet e tharta përmirësojnë absorbimin e kalciumit.

Vitamina D

Është mjaft e rëndësishëm për eshtrat, sistemin imun, kundër infeksioneve, përderisa mbron edhe nga disa lloje të kancerit. Burim i mirë janë qumështi dhe mishi i peshkut të yndyrshëm, skumbri. Këtë vitaminë do ta fitoni në sasi të mjaftueshme nëse për çdo ditë i ekspozoheni diellit nga 15 minuta. Në fakt, këtë vitaminë trupi ynë mundet ta prodhojë vetëm në kontakt me diellin.

 

Acidet “Omega-3”

Kjo substancë ushqyese zvogëlon rrezikun për tu prekur nga sëmundje të ndryshme të zemrës, ulë shtypjen e gjakut si dhe ulë nivelin e kolesterolit në gjak. Në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në shëndetin e enëve të gjakut, duke parandaluar zhvillimin e arterosklerozës dhe proceseve infektuese. Ndihmon edhe të sëmurëve nga artriti si dhe parandalon simptomat e plakjes, përfshirë edhe ato që ndërlidhen me demencën. Peshku i kaltër dhe farat e lirit janë burim i shkëlqyeshëm i acideve “Omega-3”.

KËSHILLA TË NGJASHME