Pesticidet mund të shkaktojnë diabet

Personat me përqendrim të shtuar të pesticideve në gjak kanë rrezik më të madh për t’u sëmurë nga diabeti tip 2, shkruan revista “Diabetes Care”.

Rreziku është dyfish më i shtuar për personat me peshë të lartë trupore, pohojnë shkencëtarët finlandezë të cilët kanë realizuar një studim të ri mbi këtë temë.

Testimet e mëhershme laboratorike kanë treguar se pesticidet mund të ndikojnë negativisht në rregullimin e përqendrimit të sheqerit në gjak.

Krahas kësaj, disa përbërës të pesticideve, janë të lidhur me prirjen më të madhe për mbipeshë, që është njëkohësisht edhe faktor rreziku për diabetin tip 2.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga 2.000 participantë të moshuar, prania e shtuar e përbërësve të pesticideve në gjak është e lidhur me prirjen e dyfishtë të zhvillimit të diabetit tip 2. /Telegrafi/