Home Këshilla për Prindër Pezmatimi i lëkurës në kokë te foshnjat

Pezmatimi i lëkurës në kokë te foshnjat

Pezmatimi i lëkurës në kokë te foshnjat është sëmundje e zakonshme pezmatuese e lëkurës, që mund të përfshin kokën dhe pjesët e tjera të trupit të foshnjës.

Ndryshe nga ekzema fëmijërore (atopike), pezmatimi i lëkurës në kokë nuk shkakton kruarje. Te shumica e foshnjave të sapolindura, kjo gjendje qetësohet deri në moshën dy mujore. Kjo ndryshon prej ekzemës fëmijërore, që ka tendencë të zhvillimit te foshnjat në moshën pas dy mujore dhe vazhdon.

Një formë shumë e zakonshme dhe e butë e infektimit të lëkurës në kokë të foshnjave quhet “kapelë djepi” (luspat). Në foshnjëri, koka është pjesa më e zakonshme që infektohet me luspa të dendura të cilat janë dukshëm të yndyrshme, me ngjyrë të verdhë në të bardhë të ngjitura në flokë ose lëkurë të kokës. Infektimi mund të shpërndahet në fytyrën qendrore, prapa veshëve dhe në qafë.

Si shfaqet ekzema atopike
Ekzema atopike, e cila shpesh quhet ekzema fëmijërore, është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese.

Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”.

Ku zhvillohet
Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës (skalp).

Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës. Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...