Home Këshilla të ndryshme Pickimi i bletëve, mrekullia e mjekësisë alternative

Pickimi i bletëve, mrekullia e mjekësisë alternative

Pickimi i bletëve, mrekullia e mjekësisë alternativeTerapia me anë të thumbit të bletëve, e njohur ndryshe si “apiterapia”, është një ndër trajtimet më të përdorura në mjekësinë alternative. Ajo përdor polenin, helmin e bletëve, pelten mbretërore dhe mjaltin për të kuruar disa sëmundje.

Pavarësisht se pickimi i bletëve është një proces shumë i dhimbshëm, përfitimet e tij janë thuajse magjike. Ky pickim ka shumë veti shëruese dhe ndihmon në përmirësimin ose zhdukjen e sëmundjeve kronike dhe autoimune, si:

• Sklerozën e shumëfishtë • Alergjitë • Artritin • Disa probleme kardiovaskulare si aritmia • Tensionin e lartë të gjakut • Hipogliceminë • Variçet

Apiterapia kryhet duke përdorur bletë të gjalla të cilat lëshojnë thumbin e tyre në pjesë të caktuara të trupit. Personi që ka marrë përsipër të kryejë procedurën duhet ta dijë me saktësi se ku duhet të lëshohet thumbi. Koha më efikase për helmin e bletës është në përfundim të pranverës dhe fillimit të vjeshtës.

Kjo sepse gjatë kësaj kohe bletët kanë mundësi të mbledhin më shumë polen dhe kjo i lejon ato të prodhojnë një helm më të fuqishëm se zakonisht. Helmi i thumbit të bletës ka shumë substanca aktive, si proteina, aminoacide dhe enzima. Gjithashtu përmban elemente që luftojnë inflamacionin dhe dhimbjen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...