Home Modë & Estetikë Pigmentimi afatgjatë i buzëve

Pigmentimi afatgjatë i buzëve

Pigmentimi i buzëve është një trajtim i cili fytyrës i sjell një ndryshim të dukshëm. Buzët pigmentohen për shkak të hollësisë, të zbehurit, konturit jo të theksuar, buzëve josimetrike dhe me rrudha.

Siç nënkuptohet nga vetë emri, ky lloj makijazhi nuk mund të largohet e as të shpërlahet pas trajtimit, prandaj konsultimi me profesionisten është i domosdoshëm.

Me kalimin e kohës ngjyra fillon të zbehet. Nëse dëshironi ta largoni ngjyrën, këtë mund ta bëni me anë të laserit nga mjeku përkatës.

Për një femër bashkëkohore, ky është një trajtim ideal, në çdo moment keni një shikim natyral, të freskët dhe të mirëmbajtur. Sidomos është ideale për femrat të cilat kanë vështirësi për grim të përditshëm dhe ato të cilat kanë alergji në lëkurë. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...