Home Këshilla të ndryshme Pija që shëron ftohjen

Pija që shëron ftohjen

4Vera e kuqe e zier me erëza aromatike dhe mjaltë është e shijshme dhe shëruese. E pasur me vitaminë C e bën atë një balsam për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa përbërësit që shtohen e rrisin aktivitetin antiviral.

Nëse jeni ftohur ose thjeshtë doni që të ngroheni në këto ditë të ftohta dimri, zieni një gotë verë të kuqe me erëza aromatike dhe mjaltë, sepse ajo nuk është vetëm e shijshme, por edhe shëruese. Meqë është e pasur me vitaminë C e bën atë një balsam për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa përbërësit që janë shtuar e rrisin aktivitetin antiviral.

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Nxejeni një gotë verë, pastaj shtoni një gotë me ujë, një lugë gjelle mjaltë, pak piper, katër copa karafil, një lugë çaji kanellë, pak arra të grimcuara (sa mund të kapni me dy gishta) dhe pak lëvore portokalli. Krejt këtë e zieni në një temperaturë të lehtë dhe kur të nxehet, po para se të vlojë, hiqni nga temperatura. Gjithashtu mund të shtoni xhenxhefil dhe limon, të cilët janë poashtu të pasur me vitaminë C dhe pijes i sigurojnë shije edhe më të plotë.

Pijeni këtë pije derisa është e nxehtë, ndërsa pasi pas këtij “eliksiri” definitivisht do të djersiteni pak, lërini pak më vonë, për ditë më të mira, daljet nga shtëpia./GazetaExpress/.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...