Home Ushqim Pijet e nxehta për ditë të ftohta

Pijet e nxehta për ditë të ftohta

Për një mbrëmje dimri dhe për një çift, ajo natë do të mbetet e paharruar, andaj gjatë bisedës suaj ju propozojmë pije jashtëzakonisht të shijshme dhe të ngrohta. Është mjaft lehtë të përgatiten, por shija e ëmbël është vështirë të harrohet.

Për përgatitjen e verës së zier nevojiten:
5 dl verë e zezë shumë e fortë dhe gjysmë e vakët, 3 dl ujë ,3 lugë sheqer, 1/2kanellë,  limon, 2 kokrra piper.

Përgatitja:
Përziejeni verën dhe ujin, shtoni sheqerin dhe vërini në një zjarr jo të madh dhe i përzieni derisa të shkrihet sheqeri. Menjëherë shtoni të gjithë artikujt e fituar, limonin e pastroni mirë, e ndani në disa pjesë dhe e lini të zihet së bashku me verën. Keni kujdes verën. Le të qëndrojë në zjarr për disa minuta. Para shërbimit, verën e hidhni në gota prej qelqi.

Për përgatitjen e çokollatës së nxehtë nevojiten:
200 ml krem të ëmbël, 200 ml qumësht, 50 g qumësht me çokollatë ,50 g çokollatë me lajthi të bluar, 25 g puding të çokollatës.

Përgatitja:
Përziejeni qumështin dhe kremin dhe i vëni të ngrohen. Largoni nga zjarri dhe i përzieni pudingun të cilin më herët e keni përzier me pak qumësht të ftohtë. Shtoni çokollatën dhe përsëri e zieni derisa të trashet, gjithmonë duke e përzier. Kur e tëra të jetë shkrirë, e largoni nga zjarri, përziejeni me çokollatë dhe e hidheni në gotë. Nëse dëshironi që pija të jetë pakëz më e hollë, atëherë shtoni më shumë qumësht. Mund t’i shtoni edhe aromat, si: vanilje, lajthi, portokall, kanellë, e më popullarizuari është  ‘beilis’

Për përgatitjen e punshit nga çaji nevojiten:
1 litër çaj i nxehtë rusi, 200 g sheqer, 3 dl rum dhe limon.

Përgatitja:
Zini çaj të fortë dhe hidhni sheqer. Në gota më të mëdha hidhni rum dhe e përzieni me çaj të nxehtë. E përzieni mirë dhe e shërbeni. Sipas shijes suaj, në punsh mund të shtoni edhe lëng prej limoni.

Për përgatitjen e kafes irlandeze nevojiten:
1 gotë uiski, 2 lugë me përmbajtje karameleje, sheqer, krem dhe kafe.

Përgatitja:
Vëni sheqerin që të marrë aromën prej karameleje dhe hidhni disa gota ujë. Kur të fitohet një ngjyrë e këndshme, në gotën në të cilën paraprakisht keni hedhur uiskin, hidhni sheqer. Më pas ziejeni kafe të zezë e të fortë dhe ashtu të nxehtë e hidhni sipër uiskit dhe sheqerit. Përziejeni mirë dhe sipër saj hidhni kremin e ëmbël.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...