Home Ushqim Pijet energjike demtojne dhembet!

Pijet energjike demtojne dhembet!

Pijet energjike janë ndër pijet më të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve dhe shkatërrojnë zmaltin më shumë se uji mineral dhe lëngjet e pemëve.

Pijet energjike përmbajnë shtesa të thartirës së limonit, andej me rastin e blerjes duhet me kujdes të lexohet përbërja e pijeve. Dhe, sipas mundësive, të shmangen ato që kanë më shumë thartinë limoni.
Për ujin mineral stomatologët thonë tashmë një kohë të gjatë se nuk është i mirë për dhëmbët. Po ashtu, nuk janë të mira as lëngjet dietike. Konsumimi i këtyre dy pijeve mund të shkaktojë probleme serioze dhe prishje të dhëmbëve.
Sipas hulumtimeve të fundit, lëngu nga portokalli shkatërron edhe deri në 84 për qind zmaltin e dhëmbëve. Stomatologët këshillojnë që lëngjet nga limoni, portokalli dhe ananasi të pihen përnjëherë, e jo të konsumohen gjatë tërë ditës. Sa më i vogël të jetë kontakti i thartirës me dhëmbët, aq më mirë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...