Home Shëndetësi Pijet me gaz dëmtojnë mëlçinë!

Pijet me gaz dëmtojnë mëlçinë!

Pijet me gaz dëmtojnë mëlçinë!Dy studime të reja publikuar ditët e fundit, kanë dalë në përfundim se njerëzit të cilët konsumojnë pije të gazuara, rrezikojnë t’i sjellin vetes një shumëllojshmëri problemesh shëndetësore.

Problemi me pijet e gazuara dhe sheqerin që ato mbartin, ndryshe nga konsumimi i sheqerit normal është që ai i pijeve të gazuara depozitohet menjëherë në mëlçi.

Fruktoza (sheqeri i ëmbël) kthehet në acid yndyror, duke shkaktuar kështu sëmundje të mëlçisë, transmeton “Zëri.info”. Sugjerimet e studiuesve janë që konsumimi i sheqerit, i cili është deri diku i pashmangshëm, duhet të “vritet” me ecje dhe aktivitet fizik.

Kështu mund të shmangen sëmundjet që shkaktohen nga depozitimi i sheqerit të tepërt në gjak.

Ndërsa në studimin e dytë, të publikuar tek “The European Journal of Clinical Nutrition”, është sugjeruar që për tretjen e sheqerit në organizëm, njeriut i duhet të lëvizë 12.000 hapa në ditë.

Ekspertët sugjerojnë që në vend të këtyre pijeve të blini pije të cilat kanë brenda vetes përbërës natyral.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...