Home Shëndetësi Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbët

Pijet pa sheqer dëmtojnë dhëmbëtHulumtues nga Universiteti i Melburnit, kanë thënë se reduktimi i sheqerit, nuk mjafton në luftën e mbrojtjes së dhëmbëve.

Sheqeri shkakton prishjen e dhëmbëve, andaj shumë njerëz zgjedhin alternativa tjera, siç janë pijet dhe ushqimet pa sheqer.

Por, dentistët paralajmërojnë se kjo nuk është zgjidhja e duhur, në parandalimin e prishjes së dhëmbëve, transmeton Telegrafi..

Kokteji i materialeve kimike dhe acideve që përmbajnë pijet pa sheqer, e kanë efektin e njëjtë si sheqeri, në prishjen e dhëmbëve.

Në studimin e bërë me 23 pije pa sheqer, është gjetur se përmbajnë përzierje acidesh, që janë shumë të dëmshme për dhëmbin.

Është gjetur se shtesat acidike dhe niveli i ulët e pH-së, shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme në anamelin e dhëmbit.

Njëjtë sikur pije që përmbajnë sheqer edhe pijet pa sheqer, i shkaktojnë dëme të konsiderueshme shtresës së jashtme të dhëmbit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

A është e mundur të plotësosh gjumin e javës në fundjavë?

Është e premte dhe alarmi fiket pasi pas disa netëve pa gjumë ku duhet të zgjohesh herët, në faundjavë dëshiron që të rikuperosh gjumin e munguar gjatë javës. Por a funksionon kjo? Duke qenë se jo të gjithë njerëzit arrijnë të flenë 8 orë dhe humbasin benefitet e të qenit të relaksuar për ditën tjetër, 5 ekspertë kanë zbuluar nëse...