Pijet që përmirësojnë kujtesën

Pijet që përmirësojnë kujtesënUshqimi ka funksionin më të rëndësishëm për trup dhe shpirt të shëndoshë, mirëpo nuk duhet lënë pas dore edhe pijet.

Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të harroni ku i keni lënë çelësat ose nuk keni mundur të mësoni më shumë se një fjali, ndoshta është koha ta ushqeni trurin tuaj me njërën nga pijet të cilat e përmirësojnë kujtesën.

– Kafja: Përveç se konsumimi i kafes ka kaluar në traditë pa të cilën nuk mundemi, kjo pije e shijshme është antioksidant i përkryer. Dhe kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën. Një filxhan ose dy maksimum tre në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

– Lëngu nga panxhari: Lëngu i kuq i errët i kësaj rrënje është shumë ushqyes. Një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlon tensionin e lartë të gjakut si dhe të zmadhojë qarkullimin e gjakut në tru. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë edhe funksionim më i mirë dhe njëherë edhe kujtesë më e mirë.

– Çaji: Të gjithë ata të cilët nuk e preferojnë kafen tek çaji mund ta kërkojnë pijen e tyre për kujtesë më të mirë. Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe në atë mënyrë e zmadhon aftësinë për të mbajtur mend më shumë, e forcojnë koncentrimin, motivimin dhe durimin.

– Lëngu i mollës: Molla gjithmonë është e njohur si frutë i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon edhe për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e zmadhon prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me memorie më të mirë.

KËSHILLA TË NGJASHME