Pilulat kontraceptive i ndryshojnë dëshirat e femrës

Femrat, të cilat në fillim të lidhjes përdorin pilula kontraceptive mund të ndodhë që ta humbasin interesimin për partnerin e njëjtë, pasi të kenë ndaluar së marri pilulat.

Ndryshimet në hormone që ndërlidhen me përdorimin pilulave shpesh ndryshojnë femrën, nga nevoja për ta gjetur një mashkull më tërheqës e deri tek një mashkull për t’u lidhur për të.

Në studim kishin marrë pjesë rreth 2500 femra. Gjatë këtij studimi ishte vërtetuar se femrat që përdorin pilula kontraceptive dëshirojnë meshkuj më pak dominues dhe se kënaqësia e tyre seksuale nuk ishte e njëjtë në krahasim me periudhën sa nuk kishin përdorur pilula kontraceptive.