Home Shëndetësi Piu nga 20 kanaçe Red Bull në ditë, ja rezultati (Video)

Piu nga 20 kanaçe Red Bull në ditë, ja rezultati (Video)

4Mary Allwood për katër vite rresht kishte konsumuar pijen energjike “Red Bull”, në masën e barabartë me 17 çokollata “Mars” dhe 16 filxhanë të kafesë.

Konsumimi i tepërt i kësaj pije nga ana e saj duket se i kishte dëmtuar mëlçinë sa që mjekët ishin të bindur se nëna 26-vjeçe ishte e varur nga alkooli. Ajo kishte shpenzuar në këtë pije energjike mbi 3.000 dollarë në vit. Gjendja e rëndë shëndetësore e në veçanti e mëlçisë e kishte detyruar atë të përfundoi në spital, kurse imazhet e rëntgenit kanë treguar se mëlçia i ishte zgjeruar dy herë më shumë se sa që duhet të jetë.Mjekët ishin të bindur se ajo është e varur nga alkooli, deri në momentin që pranoi se është e varur nga pijet energjike. “Kisha nevojë në ato momente për atë pije, dhe nuk më interesonte se sa e dëmshme mund të jetë për mua. Po të mos e konsumoja të paktën një, ndihesha disi e lodhur dhe e zemëruar, por thjesht kjo nuk më zgjidhte problemet”, ka deklaruar nëna nga Brixen i Devonit.Nëna e vogëlushes 3-vjeçe, për herë të parë e kishte shijuar këtë pije energjike kur ishte vetëm 22-vjeçe. Së fundmi Alwood ka kryer testet ku edhe zbuloi se mëlçia e saj është duke iu rikthyer gjendjes normale.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shafrani i Indisë, një bimë çudibërëse

Shafrani i Indisë po konsiderohet si një ilaç në mjekësi. Kjo bimë njihet mijëra vjet më parë në Indi, duke u përdorur përveçse si një erëz aromatike edhe si një bimë mjaft e efektive medicionale me përfitime të shumta shëndetësore. Përbërja shafranit nga kurikumi, ka bërë që shkencëtaret ta krahasojnë kurikumin me medikamente anti- inflamatore, por pa efekte anësore, sidomos për...