Home Shëndetësi Piu nga 20 kanaçe Red Bull në ditë, ja rezultati

Piu nga 20 kanaçe Red Bull në ditë, ja rezultati

Mary Allwood për katër vite rresht kishte konsumuar pijen energjike “Red Bull”, në masën e barabartë me 17 çokollata “Mars” dhe 16 filxhanë të kafesë

Konsumimi i tepërt i kësaj pije nga ana e saj duket se i kishte dëmtuar mëlçinë sa që mjekët ishin të bindur se nëna 26-vjeçe ishte e varur nga alkooli. Ajo kishte shpenzuar në këtë pije energjike mbi 3.000 dollarë në vit.

Gjendja e rëndë shëndetësore e në veçanti e mëlçisë e kishte detyruar atë të përfundoi në spital, kurse imazhet e rëntgenit kanë treguar se mëlçia i ishte zgjeruar dy herë më shumë se sa që duhet të jetë.

Mjekët ishin të bindur se ajo është e varur nga alkooli, deri në momentin që pranoi se është e varur nga pijet energjike. “Kisha nevojë në ato momente për atë pije, dhe nuk më interesonte se sa e dëmshme mund të jetë për mua. Po të mos e konsumoja të paktën një, ndihesha disi e lodhur dhe e zemëruar, por thjesht kjo nuk më zgjidhte problemet”, ka deklaruar nëna nga Brixen i Devonit.

Nëna e vogëlushes 3-vjeçe, për herë të parë e kishte shijuar këtë pije energjike kur ishte vetëm 22-vjeçe. Së fundmi Alwood ka kryer testet ku edhe zbuloi se mëlçia e saj është duke iu rikthyer gjendjes normale.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq rrit rrezikun për vdekje të hershme

Duke e rritur konsumimin e mishit të kuq ju jeni duke rritur rrezikun për vdekje të hershme, shkruan News Harvard, transmeton Gazeta Express. Njerëzit, të cilët kanë rritur konsumimin e mishit gjatë 8 viteve të fundit janë më të rrezikuar për vdekje, në krahasim me njerëzit të cilën nuk konsumojnë shumë mish të kuq. Kjo sipas një studimi të fundit...