Home Këshilla të ndryshme Pjekuria arrihet me 24 vjet

Pjekuria arrihet me 24 vjet

Shkencëtarët e kanë zbuluar arsyen e sjelljes fëmijërore dhe dehjes së shpeshtë – njerëzit bëhen të rritur vetëm në mesin e viteve të njëzeta.

Truri te njerëzit zhvillohet deri në moshën 24-vjeçare, pohojnë ekspertët nga Universiteti i Melburnit. Shumë njerëz mendojnë që periudha e rritjes përfundon rreth moshës 18-vjeçare, kur edhe me ligj bëhen të rritur, por adoleshentët për shkak të papjekurisë së tyre mendore nuk janë të përgatitur për pasojat nga konsumimi i alkoolit dhe drogave dhe nuk i vlerësojnë mirë rreziqet.

Rezultatet bazohen në të dhënat, sipas të cilave të rinjtë në tërë botën gjithnjë e më shpesh janë duke e humbur jetën në aksidente për shkak të vlerësimeve të këqija. Sot rreth 1,8 miliard adoleshentë, më shumë se në gjeneratat e mëparshme, u ekspozohen sëmundjeve seksuale dhe faktorëve të tjerë të rrezikshëm, pasojave të konsumimit të tepërt të alkoolit, por edhe keqpërdorimit në internet.

Nuk janë të rralla edhe vetëvrasjet për shkak të depresioneve të shpeshta. “Të rinjtë janë ardhmëria jonë. Ata sjellin energji, risi, produktivitet dhe përparim, pra shëndeti i tyre do të duhej të ishte prioritet botëror”, ka thënë profesori Xhorxh Pejton, udhëheqës i studimit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...