Pjeshka e shendetshme

Vera nuk mund te kaloje pa pjeshke dhe nektarina. Kjo peme e preferuar nga shume, jo vetem qe eshte e shijshme, por edhe ndikon jashtezakonisht dobishem ne shendet.

Pjeshka eshte e pasur me antioksidante te cilet i mbrojne qelizat e trupit nga demtimi dhe keshtu zvogelojne rrezikun nga semundjet kardiovaskulare, disa lloje te kancerit dhe semundjeve kronike.

Pjeshkat permbajne fenol, substance e cila eshte antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron me fuqishem se sa vitamina C. Por, meqe lekura e pjeshkes permban deri dy here e gjysme me shume fenol se sa vete brendesia e frutit, mos e qeroni ate. Nese nuk e pelqeni levoren e pjeshkes se zakonshme per shkak te “qimeve”, merrni nektarinat qe jane pa qime. Ne esence eshte peme krejtesisht e njejte.

Karotinoidet kryesore te cilat gjenden ne pjeshke dhe nektarina jane beta-kriptoksantin dhe beta-karotine, te cilat ne organizem shnderrohen ne vitamine A. Sa me te portokallta te jene pjeshkat me teper beta-karotene ka ne to. Pjeshket e fresketa jane burim i mire i fosforit, i cili eshte jashtezakonisht i rendesishem, sepse ndikon ne shendetin e eshtrave dhe dhembeve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirembajtjen e vlerave pH ne gjak. Ato po ashtu permbajne edhe hekur, baker i cili i nevojitet organizmit per te krijuar hemoglobine dhe kolagjen, vitamine B3, i cili eshte nje faktor i rendesishem per metabolizmin dhe prodhimin e energjise.

Nje pjeshke e madhesise mesatare (me levore), mbulon pese deri dhjete per qind te nevojave te trupit per fibra te te rriturit. Nese hani pjeshke rregullisht, do te rregulloni sulmet e urise, do te mundesoni zbrazjen e rregullt te zorreve, do te zvogeloni rrezikun nga kanceri i zorres se trashe, semundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Nuk duhet harruar as qe pjeshket jane burim i rendesishem i vitamines C, e cila na mbron nga infeksionet dhe pershpejton sherimin dhe i vitamines E, e cila ndikon ne imunitet dhe ne shendetin e lekures.

KËSHILLA TË NGJASHME