Home Këshilla të ndryshme Pjeshka mbron qelizat e trupit nga dëmtimi

Pjeshka mbron qelizat e trupit nga dëmtimi

Pjeshka mbron qelizat e trupit nga dëmtimiNëse ka një pemë që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me “qime” ose jo nuk ka rëndësi. Kudo që jeni “vidheni” një dhe konsumojeni. Ka vlera të pazëvendësueshme, përveç relaksit shëndetësor që të fal.

Pjeshka kjo pemë që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet.

Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike.

Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë.

Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa “qime”. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.

Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kujdes! Përdorimi i telefonit në tualet rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.  Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon...