Home Udhëtim & Turizëm Plazhet me te bukur ne Brazil

Plazhet me te bukur ne Brazil

Ku mund ta admironi me mire detin e Brazilit? Brazili eshte nje toke qe njihet per burimet e shumta dhe te ndryshme, por mbi te gjitha ne menyre te pashmangshme njihet per detin.

Eshte pak te thuash qe jane shume plazhe te medha qe shkojne deri ne qytete, me stil kalifornian, ne ato me te pazbuluarit, ideale per te pasionuarit edhe pas natyres.

Kush deshiron qetesi absolute dhe te rrethohet nga natyra mund te shkoje ne Praia Pitinga, nje lloj parajse tokesore qe dominohet nga malet e mbuluara me bime qe qendrojne perballe plazhit, duke i dhuruar kujtdo nje qetesi dhe frike ne te njejten kohe.

Per ata qe nuk duan vetem plazh por e shohin ate si nje ndalese gjate nje shetitjeje ne qytet, mund te mbeshteten ne plazhin Ipanema, nje nga plazhet me urbane ne bote por ne te njejten kohe i njohur per madheshtine e tij. Vend ideal per t’u nxire pak ne diell pastaj nje dreke e kendshme dhe me pas nje loje volejbolli.

Praia da Pipa eshte i mrekullueshem dhe ka nje shtrirje prej 10 km, ka rere te arte, pishina natyrale me ujera te ngrohte, palma kokosi dhe shkembinj spektakolare qe i terheqin vizitoret, te cilet nese jane me fat mund te shohin breshkat dhe delfinet, qe e kane ketu vendin e tyre te banimit natyral.

Por nese doni te vizitoni edhe breshkat mund te shkoni ne Jericoacoara, qe nga emri do te thote ‘vrima e breshkave’. Ne kete vend te veshtire te arritshem per njeriun, keto kafshe depozitojne vezet e tyre. Nese do ta humbisni mundesine per te pare kete spektakel breshkash mos u merzisni, sepse vjen ai i perendimit qe me te vertete do t’ju lere pa fryme.

Perendimi dhe hena jane protagonistet absolute ne Canoa Quebrada, plazh i ndertuar nen kembet e nje fshati antik peshkataresh, ne te cilin ekosistemi i brishte e ben nje vend me te vertete befasues. Me pas per t’u mos humbur eshte Morro de Sao Paolo, kodra e Sao Paolo, nga ku shtepite e banueshme mund te admirojne panoramen e mrekullueshme te plazhit te arritshem vetem me kembe.

Se fundmi nuk duhet harruar edhe Praia de Rosa, i cili eshte nje vend ideal per serfistet qe mund te praktikohen ne luginat e shumta qe e rrethojne kete plazh. Keto jane sigurisht disa nga sugjerimet sepse bregdeti i Brazilit eshte aq i gjate sa synon te habise cdo vizitor.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...