Home Këshilla Seksuale Po marr pozicionin e orgazmës

Po marr pozicionin e orgazmës

Cilido qoftë sexual level-i ynë (nga fillestare në supereksperte), të gjitha ne kemi një pozicion shumë personal për të pasur orgazmë të garantuar.

Deri sa… Ndodh, që ç’ke me të: me kalimin e ditëve, ai pozicion që dikur na garantonte orgazmën nuk funksionon më. Por nëse mekanizmi ngec, për shkak të stresit, rutinës apo të një partneri të ri, nuk duhet të të kapë paniku. Psikoseksologët na spjegojnë si të zhbllokojmë ingranazhet dhe t’i bëjmë të rifillojnë punën nga e para.

1.Merri masat
“Çdo burrë ka të tijat: po flasim për penisin dhe për faktin që nuk ka një të tillë të njëjtë me tjetrin”, fillojnë psikoseksologët. Është fare normale, atëherë, që një formë apo një kënd i ndryshëm nga ato me të cilat ishe mësuar mund të shkaktojë një dështim, por nuk është e thënë që pozicioni yt i preferuar mos të funskionojë kurrë më. Nëse nuk e humb durimin që herën e parë, të jesh e sigurt që shumë shpejt do arrish versionin deluxe të kalit të vjetër të betejës.
Provo lojën e karrigeve. Duhet të ulet partneri e pastaj, pa ia ndarë për asnjë çast vështrimin, të ulesh kaluar sipër atij. Pse funksionon Është një nga pozicionet në të cilat klitori stimulohet shumë. Për më tepër, femra ka pushtet të plotë dhe mund të drejtojë lëvizjet: është një version më soft i amazonave (ai i shtrirë me shpinë dhe ajo sipër kaluar), sepse i lejon atyre që njihen prej pak kohësh të mos shfaqin shumë pjesë nga trupi.

2.Kariko trurin
“Po karikoje me mendime të dobishme, duke dëbuar ato ngacmueset e çasteve të vështira, kur gjumi e orgazma zhduken fare”, thonë psikologët. “Dhe atëherë: në vend që të përpiqesh të çlirosh mendjen (sipërmarrje jo gjithmonë e lehtë), provo ta mbushësh me energji të re (mund të jetë më e thjeshtë). Bëje kështu: përqëndrohu në pjesën që partneri po përkëdhel/ puth/ prek. Ngadalë-ngadalë do ndërgjegjësohesh për trupin tënd dhe stresi do largohet. Kujdes ama: mos u fikso në arritjen e orgazmës, përndryshe ajo s’do vij kurrë”.
Provo…lojën me jastëkë. Shtrihu me shpinë si në pozicionin misionar. Por përveç jastëkut poshtë kokës, vendos një nën vithe, në nivelin e kofshëve, për ta ngritur baçinin me ca centimetra.
Pse funksionon. Është një pozicion që të lejon të stimulohesh më mirë, por edhe të shtendosesh, dhe, në këtë mënyrë, të përqendrohesh në kënaqësitë e çastit.
Ndrysho përbërësit
“Mendo të hash diçka që të pëlqen shumë, por për një kohë të gjatë”, vazhdojnë psikologët. “Ja: tani nuk të pëlqen më dhe aq, apo jo? Ja, e njëjta gjë ndodh dhe me seksin. Nëse përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, herët a vonë do mërzitesh. Dhe partenri, që si të gjithë burrat, ka prirjen të përsëris të njëjtin veprim që ka rezultuar i suksesshëm, nuk do bëjë asgjë për të ndryshuar ide dhe mënyrë. Tani bëhet fjalë për të shtuar një detaj. Një shembull? Herës tjetër mos i hiq mbathjet, por thjesht spostojini pak. Është një gjest prej gruaje shumë të sigurt seksualisht dhe për më tepër, copa do japë një stimulim krej të ri”.
Provo lojën e tralalave.  
Shtrihu barkas dhe përpiqu që koka jote dhe e partnerit të jenë aq afër sa për të dëgjuar dhe pëshpërimat e njëri-tjetrit. Duke vazhduar së bëri dashuri fillo të imagjinosh ndonjë fantazi seksuale dhe kërkoji atij të bëjë të njëjtën gjë.
Pse funskionon: Përveç se është një ushtrim i ndarjes së gjërave bashkë, kjo strategji është një mënyrë shumë e mirë për të arritur eksitimin.
Rri në zonë
“Ca e quajnë deaf effect, efekti i shurdhët”, gjithmonë sipas specialistëve. “Ndodh kur një zonë e përcaktuar e trupit, zakonisht klitori, bëhet krejtësisht i pandjeshëm ndaj stimulimit. Për t’u rikthyer së qëni super e ndjeshme (dhe për të rigjetur pozicionin e humbur) duhet të kërkoni ndihmën e partnerit. Provo, bashkë me të, të ngacmosh zonën që rrethon pjesën e fjetur, pa e prekur drejtpërdrejt. Vazhdoni kështu për pak… hë, si e ndien tani?
Provo lojën e harkut. Shtrihuni të dy në brinjë: ti ktheji shpinën partnerit. Mbështete shpinën në gjoksin e atij, ngri këmbën që nuk mbështetet në dyshek dhe kështu krijo një hark mbi trupin e tij, duke e kalëruar.
Pse funksionon Në këtë mënyrë do i japësh mundësinë partnerit të ketë rrugë të lirë për në zonat e tua erogjene: nga qafa deri te pubisi, duke kaluar nga gjoksi dhe barku. Tani mund të zgjedhësh nëse do i japësh dorë të lirë apo do e drejtosh ti.(MAPO)

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...