Po vjen gripi më i keq i të gjitha kohërave

Po afrohet gripi më i keq i të gjitha kohërave. Këtë alarm e kanë dhënë Shoqata Italiane e Mikrobiologjisë Klinike, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Presidenti i saj, Pierluigi Clerici ka pohuar se ky grip do të shtrihet në gjithë rajonin e Mesdheut, e me sa duket nuk do të lërë pa prekur as popullatën shqiptare.

“Duke pasuar viruset e vitit të kaluar dhe atë të vitit pararendës 2010, ndikimi i virusit të këtij viti premton të jetë më i keq se ata. Ne presim kështu një sezon gripi më komplekse se ai i dy viteve të fundit dhe prandaj do të kërkonim një vëmendje më të madhe ndaj vaksinimit të popullatave”, ka qenë apeli i bërë prej tij, transmeton agjencia Noa.

Duke saktësuar më tej se bazuar gjithmonë në të dhënat e OBSH-së, në sezonin e gripit të ardhshëm do të qarkullojë ende virusi pandemik i përhapur në vitin 2009 (H1N1, i njohur edhe si gripi i derrit), por edhe dy variacione të tjera të tij, çka do e bëjë mjaft të rëndë gripin e sivjetshëm.

Sipas një studimi të kohëve të fundit të publikuar në revistën prestigjioze “Lancet”, mikrobiologët thanë se virusi H1N1 ka shkaktuar 575 000 të vdekur (rreth 100 mijë më shumë se vdekjet e shkaktuara nga ndikimi i zakonshëm sezonal i gripit).

KËSHILLA TË NGJASHME