Pogradeci, denstinacion i rëndësishëm turistik

Stina e nxehtë e verës është në ditët e fundit të saj, ndërsa pushuesit janë duke u përpjekur ta shfrytëzojnë atë maksimalisht. Qyteti i Pogradecit dhe bregu i liqenit të Ohrit mbeten një destinacion i rëndësishëm turistik në vend, ku dhe numri i pushuesve në të është mjaft i lartë.

Deri në këto momente sipas të dhënave që vijnë nga bashkia e Pogradecit mësohet se janë regjistruar plot 150 mijë net qëndrimi të pushuesve dhe më shumë se 300 mijë të tillë kanë qëndruar qoftë dhe për disa orë në këtë qytet. Natyra e bukur, liqeni i veçantë, rëra e pastër dhe gjithçka tjetër të bëjnë të kalosh qoftë dhe disa orë relaksi në Pogradec. Pushuesit shprehen të kënaqur për kushtet që kanë gjetur buzë bregut të liqenit i cili disa kohë më parë ka qënë i mbushur nga mbetje të shumta.

Vëmendje i është kushtuar në mënyrë të veçantë pastërtisë së bregut dhe të qytetit padyshim, ndërkohë që kjo ka sjellë dhe rritjen e numrit të pushuesve vendas dhe të huaj në të.

Në mikrofonin e “Ora News” pushuesit janë shprehur të kënaqur për kushtet në këtë qytet, ndonëse ditët e fundit të këtij sezoni, ka patur ndërprerje drastike të energjisë elektrike deri në 5 apo 6 orë në ditë.